13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët, sigurimin e jetës ja besojnë SIGAL LIFE UNIQA-s

Shqiptarët, sigurimin e jetës ja besojnë SIGAL LIFE UNIQA-s

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, publikoi raportin lidhur me ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-qershor 2022.

Sipas këtij raporti, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.32% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.56%.

AMF thekson se pimet nga sigurimet e Jetës, gjatë periudhës janar-qershor 2022, arritën rreth 739 milionë lekë, ose 8.97% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në këtë raport, kompania që kryeson këtë treg është SIGAL LIFE UNIQA Group Austria, e cila zotëron 51% të tij.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL LIFE UNIQA është e para mes 4 kompanive që operojnë në këtë sektor, me rreth 49%.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, SIGAL LIFE ka një rritje me 6% sa i përket dëmshpërblimeve te klientët.

Edhe sa i përket produktit më të madh në sigurimet e Jetës, atë të Jetës së Debitorit, SIGAL LIFE kryeson si për vendin që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara.

Sipas AMF, gjatë periudhës janar-qershor 2022, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria kryeson tregun me 56%, ndërsa sa i përket dëmeve me 60% duke lënë shumë pas tre kompanitë e tjera.

Sigurimi i jetës para së gjithash duhet parë si kursim i tanishëm dhe investim për të ardhmen. Duke qenë se e ardhmja gjithmonë është e pasigurtë, sugjerohet që buxheti familjar të planifikohet në atë mënyrë që përveç shpenzimeve të nevojshme të jetesës, të ndahen edhe disa kursime për të ardhmen.

SIGAL Life UNIQA Group Austria ofron me sukses tek klientët e saj në të gjithë Shqipërinë produkte të ndryshme të sigurimit të jetës, përmes rrjetit të partnerëve duke e konsideruar besueshmërinë e klientëve si një përgjegjësi dhe privilegj shumë të rëndësishëm.

LEXO EDHEA më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat