11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet private, anëtarëve u lehtësohen taksat

Pensionet private, anëtarëve u lehtësohen taksat

Dje, në seancë plenare u bë prezantimi i projektligjit të ri për “Fondet e Pensioneve Private”, i cili përmirëson mënyrën e organizimit të fondeve që operojnë në Shqipëri, rrit transparencën, por mbi të gjitha ofron lehtësi fiskale për të gjithë ata qytetarë që bëhen pjesë e tyre për të siguruar të ardhura shtesë me mbërritjen e moshës së pensionit.

Aktualisht në Shqipëri operojnë 5 fonde pensionesh private, pjesë e të cilëve janë mbi 37 mijë qytetarë. Ndërsa vlera e aseteve në skemat e pensioneve private ka arritur mbi 58 milionë euro.

LEXO EDHE: “Me 43.03% të totalit”, Monitor: SIGAL UNIQA Fond Pensioni, më i madhi për nga vlera e aseteve

Fondet e pensionit janë instrumenta financiarë, që ofrojnë siguri përmes risigurimit. Sipas statistikave, këto fonde kanë kthime, më të larta se skema publike, të cilat variojnë nga 5.3% në 2013-ën në 3.67% në 2021.

Pensioni privat po merr vëmendje, si një zgjidhje alternative për moshën e tretë.

Kjo nisur nga fakti që skema e pensioneve publike siguron pak të ardhura për shkak të problemeve që po has.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se janë vetëm 1.4 kontribues për 1 pensionist, ndërsa Buxheti i Shtetit çdo vit detyrohet të paguajë më shumë lekë në fondin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Sistemi tre-kolonësh, nevojë e kohës

Zhvillimet ekonomike e demografike e kishin bërë domosdoshmëri urgjente një sistem pensionesh shumëkolonëshe.

Kjo skemë e re i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, një pension më i favorshëm dhe me përfitime më të larta.

Modelin me tre kolonat, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj, i/e gjemë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet private (kolona e II).

Me plotësimin e moshës, çdo njeri merr dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

LEXO EDHEVetëm 2.8% e të punësuarve kontribuues në një pension privat, Ponari: Nevojë për shumë më shumë ndërgjegjësim

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat