2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPension të dytë, ulje në siguracione dhe plot benefite të tjera/ Çfarë...

Pension të dytë, ulje në siguracione dhe plot benefite të tjera/ Çfarë përfitoj nëse vendos të investoj në Fondin e Pensioneve SIGAL

Fondet e pensioneve private kanë vijuar trendin rritës të shënuar që prej fillimit të vitit 2022. Rritje ka shënuar si numri i pjesëmarrëse në këto fonde, ashtu sasie e parave të investuara në to, për të siguruar të ardhura shtesë me mbërritjen e moshës së pensionit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për 6-mujorin e parë 2022, tregu i pensioneve private vullnetare ka një total asetesh neto prej 5,1 miliardë lekë, mbi 50 milionë euro, dhe me një rritje 11.83% krahasuar me 31.12.2021.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve deri më më 30.06.2022 rezultoi 35,700 anëtarë duke shënuar një rritje prej 6.34 % krahasuar me 31.12.2021.

Në treg aktualisht veprojnë katër fonde të pensioneve private, ndërsa për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është “Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL” me 45% të totalit.

Nga 50 Milionë Euro që ka ky treg në total, mbi 20 milionë Euro i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.

Ky i fundit, siç tregon CEO i tij, Z. Elvis Ponari, gjatë 3 viteve të fundit është rritur në asete neto me 87% ose rreth 1 miliard lekë.

Historia e tij është histori suksesi ku fondi ka shënuar çdo vit rritje të aseteve të anëtarëve, duke konfirmuar dhe forcuar besimin e anëtarëve të fondit tek SIGAL për të siguruar atyre ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.
Gjatë 3 viteve të fundit Fondi është rritur në asete neto me 87% ose rreth 1 miliard lekë.
Bazuar në ritmin e rritjes së viteve të fundit, parashikohet që vlera e aseteve neto të Fondit të Pensionit Vullnetar SIGAL do mund të arrijë në 100 milionë euro në vitet 2030”, shprehet për Top News Z. Ponari.

Por nëse unë vendos të investoj në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, çfarë përfitoj?

Nëse unë investoj në Fondin SIGAL, kam zbritje në taksa;

Konkretisht:

1. Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.
2. Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të Fondit, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.

Nëse unë investoj në Fondin SIGAL marr një pension suplementar dhe duke e bashkuar me atë shtetëror mund të shkojë deri në 70-80 mijë lekë më muaj;

Nëse unë investoj në Fondin SIGAL, paratë e mia janë të garantuara pasi ato investohen në obligacione shtetërore;

Nëse unë investoj në Fondin SIGAL përfitoj tarifa më të ulta në siguracione të ndryshme

– Deri në 30% në rrjetet në klinikat dhe Spitalet e rrjetit SIGAL
– 50% në fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL
– 25% në sigurimin e pronës dhe pasurisë
– 15% zbritje në sigurimin e automjetit KASKO.

Por mos harroni përfitimin kryesor. Edhe nëse humb jetën para se të dalësh në pension, ndryshe nga skema shtetërore ti nuk i humbet paratë e investuara pasi ato kalojnë te trashëgimtarët në mënyrë të menjëhershme.

Pra edhe sigurohem, edhe kam një një pension të dytë, kam edhe një librezë kursimi.

PSE KURSIMET E MIA DUHET T’JA BESOJ FONDIT SIGAL?

Fondi SIGAL është pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria me këtë të fundit pjesë e një prej grupeve financiare më të mëdha në Europën Qëndrore dhe Lindore, “UNIQA Insurance Group”, që zotëron rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, “UNIQA Insurance Group” punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Gjigandi austriak ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa falë produkteve të saj në sigurime rrit numrin e klientëve ditë pas dite.

Gjithmonë jemi munduar të jemi më të mirët në treg, jo vetëm nga madhësia por edhe nga cilësia e shërbimit të produktit që ofrojmë. Kështu që ajo që mund të sjellim në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë njohuritë tona. Kjo kompani ka gati 200 vite që është krijuar. Ne jemi themeluar në vitin 1811 kështu që kemi shumë njohuri për sigurimet, për njerëzit dhe kështu ne përpiqemi të ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL”, do të shprehej në një intervistë të tijën CEO i “UNIQA Insurance Group”, Dr. Andreas Brandstetter.

Pra mos prisni më! Vitet kalojnë shumë shpejt dhe mosha e pensionit vjen sa hap e mbyll sytë. Bëhuni pjesë e Fondit SIGAL dhe SIGAL UNIQA Group Austria dhe përfitoni nga benefitet e shumta që ato ofrojnë.

Kontaktoni këshilltarët e Fondit SIGAL dhe informohuni se si mund të investoni për të ardhmen tuaj dhe të familjes:

Tel: +35544511666

Email: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat