18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Partner i FSHF prej vitit 2016", çfarë shkruan Duka për ditëlindjen e...

“Partner i FSHF prej vitit 2016”, çfarë shkruan Duka për ditëlindjen e 25-të të SIGAL UNIQA

Vijon jehona e koncertit festiv me rastin e 25-vjetorit të themelimit të SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Eventi i zhvilluar mbrëmjen e së martës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baltetit mblodhi figura të njohura të jetës publike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët shijuan performancat e shkëlqyera të këngëtarëve të mirënjohur Ramë Lahaj, Ulpiana Aliaj, Karolina Goceva dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.

Sigurisht që në koncert nuk mund të mungonte as Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, mik dhe partner i shkëlqyer i SIGAL UNIQA.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Duka shkruan:

Kisha kënaqësinë të isha pjesë e 25-vjetorit të Sigal Uniqa Group Austria, një partner i Federatës Shqiptare të Futbollit prej vitit 2016”.

SIGAL UNIQA, SPONSOR PREMIUM I FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “SIGAL UNIQA Group Austria” kanë një bashkëpunim të suksesshëm që prej vitit 2016.

“SIGAL UNIQA” është një ndër sponsorët kryesorë të FSHF-së dhe Kombëtares së futbollit, teksa kontributi dhe mbështetja gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e madhe.

Nëpërmjet kësaj kompanie, FSHF ka siguruar të gjithë futbollistët e nivelit profesionist, të Kombëtares, të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe futbollit të vajzave.

25 VJET PRANË KOMUNITETIT

Që prej shkurtit 1999 në tregun e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria ka shkruar me nota suksesi historikun e saj por edhe të tregut shqiptar të sigurimeve.

Ajo ka ditur ti shërbejë klientëve të saj në momente të vështira por edhe të jetë pjesë e komunitetit në të treja shtetet ku operon, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

Një ndër fushat ku SIGAL UNIQA ka kontribuar dhe kontribuon edhe sot, është pa dyshim Sporti.

SIGAL UNIQA është sponsor i Kombëtareve të Futbollit dhe Basketbollit, i skuadrave të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë duke marrë në sigurim mijëra sportistë në të dyja vendet.

SIGAL UNIQA është sponsor zyrtar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH);

SIGAL UNIQA është sponsor i “SIGAL Prishtina”, prej shumë vitesh skuadër kampione në Kosovë dhe jo vetëm.

SIGAL UNIQA është Sponsor Gjeneral i Vllaznisë, klubit më të vjetër dhe ndër më të suksesshimit në futbollin shqiptar;

SIGAL UNIQA ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;

Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me SIGAL UNIQA-n;

Superliga e Femrave në Kosovë u emërua “SIGAL Superliga e Femrave”;

SIGAL UNIQA ka mbështetur financiarisht talentët Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega;

SIGAL UNIQA ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Motor Fest, Rally Albania; garat me motorë Vespa;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Regatën Lundrimore për fëmijët e fshtatit SOS;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit;

SIGAL UNIQA ka mbështetur konkursin e dancit sportiv;

SIGAL UNIQA ka dhuruar biçikletat për patrullimin e Policisë në plazhet shqiptare;

SIGAL UNIQA ka mundësuar gjithashtu ndërtimin e shumë fusha sportive për të rinjtë në Tiranë dhe jo vetëm…

Sporti ka një ndikim të rëndësishëm edhe Shëndetin e një shoqërie dhe ku ka Shëndet Jetohet më mirë. Ndaj, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA, do të vijë të jetë pranë komunitetit të sportit edhe në të ardhmen.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat