15.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për...

Çerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

Kompania më e madhe  e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, festoi mbrëmjen e djeshme 25-vjetorin e themelimit.

Në një koncert festiv në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, i ideuar në atë formë që të përfaqësonte të trija shtetet ku është prezent Grupi SIGAL UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, qindra të ftuarit shijuan interpretimet magjike të tenorit me famë botërore Ramë Lahaj, sopranos Ulpiana Aliaj, këngëtares nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve.

Koncerti u moderua nga dyshja Ardit Gjebrea-Fjoralba Ponari, ndërsa nuk mungoi edhe shfaqja e një dokumentari ku u shfaq i gjithë rrugëtimi 25-vjeçar i SIGAL UNIQA-s.

Gjatë fjalës së tij përshëndetes, z.Avni Ponari, themelues dhe CEO i SIGAL UNIQA, bëri një rezyme të të gjithë ecurisë gjatë këtyre 25 viteve, idetë e para të themelimit, vështirësitë që kishte ky udhëtim në hapat e parë dhe arritjet gjatë këtij çerekshekulli.

Sipas tij, ngjarja më e madhe në 25 vitet e SIGAL është padyshim shkrirja me kompaninë e njohur austriake “UNIQA Insurance Group”.

Ngjarja më e madhe në jetën 25 vjeçare të Sigalit, padyshim ka qenë shkrirja me kompaninë e njohur austriake “UNIQA Insurance Group”. Gjigandi i sigurimeve evropiane ofroi të ishte partneri ynë duke i dhënë kompanisë tonë një dimension ndërkombëtar.

Ne sot e themi me plot gojë se SIGAL është në Europë, jo vetëm për shërbimin por edhe për standartet europoiane që aplikon në çdo aspekt.  

Tashmë pozita lider eshte konsoliduar. Klientët tanë kanë  një siguri të pakrahasueshme për mbështetjen dhe garancitë  që ofron SIGAL UNIQA. 

Sigal u bë e para  kompani shqiptare  me partner ndërkombëtar duke garantuar tregun përmes investitorëve strategjikë, jo vetem në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha gjatë fjalës së tij Ponari.

I ftuar në event ishte edhe CEO i “UNIQA Insurance Group”, z.Andreas Brandstetter, i cili foli me superlativa për punën dhe arritjet e SIGAL UNIQA gjatë 25 viteve, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Jam shumë i lumtur dhe krenar si president i Grupit “UNIQA Insurance Group” për kontributin e SIGAL në rritjen e mirëqënies së qytetarëve pasi ata menduan të kujdesen për të gjitha të mirat e tyre.

Kjo është diçka që ju dhe skuadra juaj sollët me shumë qëndrueshmëri në treg.

Nëse kthehemi pas para 25 vjetësh ajo që ndodhi ishte e mrekullueshme dhe padyshim e pabesueshme. Shkëlqimi me elasticitet me guximin për të ndërtuar një kompani sigurimesh private kërkon shumë. Dhe ne ja kemi arritur”, tha ndër të tjera Brandstetter.

Mbrëmja vijoi me përshtypjet e Reshat Arbanës, aktorit të mirënjohur që për shumë vite ka qenë edhe imazh i kompanisë, të presidentit të klubit më të famshëm të basketbollit në Kosovë SIGAL Prishtina, Blerand Stavileci dhe të një prej shumë klientëve të dëmshpërbyler nga SIGAL UNIQA.

Eventi u mbyll në mënyrën më të bukur të mundshme, teksa në skenë zbrit për të performuar Ansambli i Këngëve dhe Valleve, vallet dhe këngët e të cilit ngritën në peshë publikun.

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat