17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPandemia rrit dëmet në shëndet, asnjë kompani nuk paguan dëme sa SIGAL...

Pandemia rrit dëmet në shëndet, asnjë kompani nuk paguan dëme sa SIGAL UNIQA

Dëmet e kompanive të sigurimeve nga produktet e sigurimit të shëndetit janë në rritje të lartë këtë vit.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 10-mujorin 2021 dëmet e paguara në sigurimin e sëmundjeve arritën vlerën e 438 milionë lekëve ose 3.6 milionë eurove. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dëmet në këtë produkt janë rritur me 26.4%.

Lexo edhe: Dhuroni siguri për të dashurit tuaj/ Dhjetor ofertash në SIGAL, “TeleShëndet” + kartë anëtarësie me çmim festiv

Duket se efektet e pandemisë në shëndetin e shqiptarëve po ndihen ndjeshëm edhe në dëmet e paguara në këtë produkt.

Sipas shifrave zyrtare, pandemia e Covid-19 ka prekur më shumë se 200 mijë shqiptarë.

Dëmet në shëndet nuk lidhen vetëm me trajtimet dhe kurat nga Covid-19, por edhe me pasojat në shëndet që sëmundja mund të lërë në vijim edhe për muaj me radhë.

Efektet e pandemisë janë edhe më të dukshme në tregun e sigurimit të jetës, ku këtë vit vlera e dëmeve të paguara është rritur me 45% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimit të shëndetit ngelet mjaft i vogël, ndërsa qytetarët nuk janë ende të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e këtyre produkteve.

Skemat e sigurimit privat të shëndetit janë pak të përdorura dhe në një pjesë të madhe ofrohen në formën e benefiteve nga kompani të veçanta për punonjësit e tyre.

Sistemi i sigurimeve të detyrueshme shëndetësore në Shqipëri ofron falas shumicën e shërbimeve, nëse pacienti ndjek një sistem të caktuar reference. Por, për shkak të cilësisë së dobët të shërbimit, mungesës së stafi të specializuar jashtë qendrave të mëdha urbane, korrupsionit dhe kapaciteteve të pamjaftueshme për shërbime të veçanta, shpeshherë pacientët detyrohet t’i marrin pranë qendrave shëndetësore private.

Në shërbimin spitalor ka shpesh mungesë të barnave të domosdoshme, që jo rrallë të sëmurët detyrohen t’i sigurojnë dhe t’i paguajnë vetë.

Pandemia e Covid-19 ishte një shembull tipik, ku pacientët e trajtuar në kushte shtëpie, në kushte dërrmuese, e kanë paguar vetë të gjithë koston e barnave dhe kurave të tjera.

Të dhënat e Bankës Botërore e rendisin Shqipërinë si një ndër vendet me pagesat më të larta nga xhepi i qytetarëve për shërbimet shëndetësore, me rreth 50% të shpenzimeve totale.

Si në çdo produkt tjetër sigurimi, edhe tek Sigurimet e Shëndetit, SIGAL UNIQA Group Austria rënditet e para, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 2.1 milionë euro dëme shëndetësore, si asnjë kompani tjetër sigurimesh në Shqipëri.

Shëndet në Udhëtim – 35,148 Euro

Shëndet Privat – 2,022,047 Euro

Aksidente Personale – 82.478 Euro

Totali – 2.139.673 Euro

Lexo edhe: Rriten shtrimet në spitale, sëmundjet e zemrës pasojat më të shpeshta post-Covid/ “TeleShëndet” e “Jetë Plus”, mbroni shëndetin e financat tuaja me SIGAL

Dëmet e paguara sipas AMF për periudhën janar-tetor 2021 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat