12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten shtrimet në spitale, sëmundjet e zemrës pasojat më të shpeshta post-Covid/...

Rriten shtrimet në spitale, sëmundjet e zemrës pasojat më të shpeshta post-Covid/ “TeleShëndet” e “Jetë Plus”, mbroni shëndetin e financat tuaja me SIGAL

Sëmundjet kancerogjene dhe ato të zemrës kanë pësuar rritje vit pasi viti. Mijëra qytetarë diagnostikohen me tumore të ndryshme apo sëmundje kardiovaskulare çdo vit dhe një pjesë e tyre, fatkeqësisht, humbin edhe jetën.

Ndërkohë, pasojat e pandemisë në përkeqësimin e sëmundjeve të ndryshme për shkak të vonesave në kurim si dhe efekteve që ka lënë ajo te pacientët që e kaluan virusin, kanë filluar të ndihen, sidomos me problemet kardiake.

Për periudhën janar-gusht në spitale janë shtruar 166,731 pacientë nga sëmundje të ndryshme apo 9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Vjet në pandemi spitalet publike pezulluan ndërhyrjet kirurgjikale të programuara, duke operuar vetëm të sëmurët në rastet urgjente.

Në 8-mujorin e 2021 rastet e trajtuara në kardiokirurgji janë rritur 11% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s, sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë.

Mjeku Ilir Allkja pohon se këtë vit shtrimet në spitale janë rritur, pasi gjatë vitit 2020 shumë patologji u lanë ta patrajtuara.

“Të tilla ishin sëmundjet e brendshme, metabolike, neurologjike, onkologjike etj. Këto patologji jo vetëm që u mbartën në vitin 2021 por edhe u përkeqësuan duke kërkuar trajtime të avancuara nëpër spitale”.

Lexo edhe: Shëndeti, ja cilës kompanie sigurimi i besojnë shqiptarët

Që të kurohesh, mbi të gjitha për sëmundje specifike, kostot janë shumë të larta. Ndaj në Shqipëri ofrohet mundësia për t’u siguruar privatisht përmes kompanisë SIGAL UNIQA, e cila ofron produkte unike për tregun.

Prej kohësh, SIGAL UNIQA ka sjell në treg shërbimin mjekësor dhe teknologjik më të avancuar: “TELESHËNDET”.

Çfarë është TeleShëndet?

TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular, i cili ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni gjatë udhëtimit dhe gjatë qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë duke shmangur vizitën në spitalet e shtetit ku ndodheni dhe duke evituar kështu edhe shpenzimet monetare.

Por edhe nëse keni familjarë në Shqipëri dhe vetë jetoni në emigrim, “TeleShëndet” do të ishte dhurata më e vlefshme për ta. Ndërkohë që ju jetoni dhe punoni jashtë, nuk do të shqetësoheni për shëndetin e familjarëve tuaj në Shqipëri pasi “TeleShëndet” ju ofron atyre mundësinë e komunikimit me mjekët specialistë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Përfitimet nga “Teleshëndet”

–     Komuniko me mjek të licensuar

–     24 orë në ditë, 7 ditë në javë

–      Në çdo vend të botës

–      Merr një rekomandim

–      Konsulto përgjigjet e analizave dhe çdo ekzaminim tjetër

–      Krijo kartelën mjekësore personale

–      Prano dhe bashkohu në aktivitete ku në aplikacion ka mjekë specialistë

Përfitime shtesë:

  • Check Up-in për dy anëtarë të familjes
  • Analiza gjak komplet
  • Analiza Urinë komplet
  • Glicemi
  • EKG
  • Radiografi pulmoni

Shërbime me zbritje:

  • Shërbime në rrjetin mjekësor SIGAL
  • Shërbime ambulatore në Klinikën Komuna e Parisit
  • Shërbime okulistike në klinikat e syrit
  • Shërbime dentare

Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

Shkarkoni falas aplikacionin “TeleShëndet” në App Store dhe  Play Store dhe 24 orët e para shërbimi është falas. Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini në www.teleshëndet.al

Gjithashtu, ju mund ta blini këtë shërbim edhe në çdo pikë shitje të SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sa kushton?

Paketa individuale kushton vetëm 2500 lekë në vit, ndërsa ajo familjare, për katër persona, vetëm 10 mijë lekë të rinj.

‘Jetë Plus’/ Paketa e Sigurimit dedikuar sëmundjeve të rënda, mbulim deri në 1 milion Euro

JETË PLUS” është një paketë sigurimi e menduar për t’i garantuar mbështetje financare dhe alternativa mjekësore çdo qytetari shqiptar nën moshën 65 vjeç, i cili në rast se do të diagnostikohet me një sëmundje serioze, do të ketë akses dhe mbulim shpenzimesh mjekësore 100% në të gjitha spitalet më të mira në Evropë.

JETË PLUS” ju mundëson që të merrni dy apo tre opinione nga mjekët specialistë më të mirë në botë dhe më pas të zgjidhni spitalin më të mirë në Europë për tu kuruar, Itali, Austri, Turqi etj.

Ja pse të gjithë duhet të kemi sigurimin “Jetë Plus”.

Jetë Plus” të jep mundësinë të kurosh sëmundjet e rënda në spitalet më të mira të Europës”.

Jetë Plus” është e vetmja paketë sigurimi  shëndeti  me mbulim deri në 1 milion Euro

Jetë Plus” në rast trajtimi jashtë vendit mbulon shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit për pacientin.

Jetë Plus” në rast sëmundje të rëndë mbulon edhe shpenzimet e një të afërmi që shoqëron pacientin.

Jetë Plus” i vjen në ndihmë familjes në ditën kur goditet nga sëmundja duke i hequr hallin e parave.

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Prandaj është e rëndësishme që ti paraprijmë sfidave shëndetësore me të cilat na përball jeta.

Individë dhe koorporata të mëdha e kanë zgjidhur tashmë këtë problem duke siguruar punonjësit e tyre.

Bëhu dhe ti pjesë e zgjidhjes, transfero përgjegjësitë finaciare diku tjetër. Kujdesu për shëndetin tënd…

Për çdo informacion vizitoni www.sigal.com.al, shkruani në numrin WhatsApp +355 68 60 62 829 ose vizitoni çdo degë të SIGAL UNIQA në qytetin tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat