10.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPagat pësojnë rritje në 3-mujorin e dytë, ja sektorët më të paguar

Pagat pësojnë rritje në 3-mujorin e dytë, ja sektorët më të paguar

Paga mesatare mujore bruto në vendin tonë, për tremujorin e dytë të këtij viti, arriti në 70,905 lekë, raporton INSTAT.

Po të flasim në shifra absolute rritja e pagave përgjatë një viti është rritur rreth 10 mijë lekë, ndërsa gjatë tre muajve është rritur me 6 mijë lekë.

Duhet theksuar se këto shifra përfshijnë vendimin për rritjen e pagave miratuar në prill të këtij viti.

Nga ana tjetër, sa i përket pagës minimale shohim se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka arritur në 40,000 lekë nga 34,000 që ishte në tremujorin e parë të po këtij viti.

Nëse flasim për aktivitetet ekonomike shohim se grupet që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare e të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni me 149,091 lekë dhe 112,114 lekë. Sipas shifrave pagën më të ulët bruto e regjistrojnë “Bujqësia” dhe “Ndërtimi” me 47,068 lekë dhe 56,117 lekë përkatësisht.

Nga ana tjetër, po të flasim për rritjen më të madhe, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2023 paga mesatare bruto për grupaktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 20.4%. Sektori i bujqësisë, edhe pse me pagën më të ulët, është i dyti me rritjen vjetore më të lartë prej 17.5%. Ndërkohë, rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi prej 12% dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme.

Por si është ndryshimi tremujor i pagës për aktivitetet ekonomike? Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” rritjen më të madhe, krahasuar me tremujorin e kaluar, e ka shënuar grupi i aktiviteteve financiare me 25.1%, pasuar nga administrata publike me 12.% duke reflektuar kështu ndryshimet e pagave të miratuara nga qeveria.

Nëse analizën për aktivitetet do ta kalonim tek grup-profesionet shohim se pagën më të lartë e ka regjistruar profesioni “Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” me 116,627 lekë ndjekur nga “Specialistë me arsim të lartë” me 92,566 lekë dhe “Forcat e Armatosura” me 86,236 lekë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat