16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk ka ndodhur kurrë më parë në Evropë/ 742 mm shi ra...

Nuk ka ndodhur kurrë më parë në Evropë/ 742 mm shi ra në Itali në vetëm 12 orë

Një sasi ekstreme reshjesh shiu kanë rënë këtë javë në një pjesë të Italisë. Të hënën një seri stuhish sollën sasi të konsiderueshme shiu në pjesën veriperëndimore të vendit që nuk ishin parë më parë në të gjithë Evropën.

Sipas raportimeve, të paktën 742 mm shi ra në vetëm 12 orë. Në qendër të kësaj sjellje jo të zakontë të motit ishte provinca e Xhenovas.

Dhjetëra qytetarë janë evakuuar pas raportimeve për rrëshqitje dheu dhe përmbytje ndërsa në qytetin e Quiliano-s u rrëzua një urë.

Moti me shi nuk një gjë e pazakontë në këtë pjesë të Italisë pasi në këtë rajon bien mesatarisht 1,200 mm shi në vit.

Megjithatë, stuhia në fjalë lëshoi 750 mm shi në vetëm 12 orë duke vendosur rekordin e ri në Evropë për një periudhë 12 orësh, sipas një eksperti të motit ekstrem Maximiliano Herrera.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat