15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë apartament në Tiranë kushton deri në 4 mijë euro/m2, Sigurimi i...

Një apartament në Tiranë kushton deri në 4 mijë euro/m2, Sigurimi i tij me vetëm 1 euro/m2

Ndërtuesit kanë raportuar një ulje të porosive aktuale në sektorin përkatës, sipas vrojtimit të fundit të aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe konsumatorëve Bankës së Shqipërisë, që i referohet muajit gusht, por pavarësisht kësaj çmimet vijojnë të jenë të larta.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group.

Çmimet luhaten nga rreth 700-800 euro/m2 në periferi deri në 4 mijë euro/m2 në kullat në qendër të qytetit.

Lexo edhe: Shtrenjtimi i apartamenteve do të vazhdojë, çmimi mesatar në Tiranë arriti 1.102 euro/m²

Por edhe pse shpenzojmë qindra mijëra euro për blerjen e një apartamenti, e kemi shumë të vështirë të shpenzojmë shumë here më pak për sigurimin e tij.

Shqiptarët konsumojnë mesatarisht vetëm 35 euro për frymë për siguracione, ndërkohë që Europa shpenzon rreth 3000 euro, ndërsa SHBA plot 6000 dollarë.

Po sa kushton sigurimi i shtepise?

Çmimi i sigurimit të shtëpisë është i përballueshëm për çdo familje. Për vetëm 1 euro për m/2 ju siguroni shtëpinë nga shumë rreziqe.

Për shembull, nëse ju keni një shtëpi 65m2, ju do të paguani 65 euro në vit për sigurimin e saj, dhe në rast se ju dëmtohet nga tërmeti, nëse ju shpërthejnë tubacionet apo larg qoftë shpërthen ndonjë bombul dhe ju bën hatanë, atëherë SIGAL UNIQA Group Austria, do t’ju dëmshpërblejë për të gjitha dëmet.

Si është e mundur kjo?

Patjetër që është e mundur, se kështu funksionon në të gjithë botën.

Ne në Shqipëri kemi shembullin konkret të atyre familjeve që ju dëmtuan shtëpitë nga 2 tërmetet e vitit të kaluar. 2 mijë familje që ishin të siguruar tek SIGAL UNIQA u dëmshpërblyen menjëherë dhe sot ata e kanë shtëpinë edhe më të mirë nga çfarë e kishin para tërmetit.

Për vitin 2020, vetëm për dëme në Sigurimin e Pronës, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar te klientët e saj plot 6.2 milionë euro, ndërsa për periudhën Janar-Shtator 2021 mbi 2 milionë euro.

Pyetini ata se çdo të thotë të sigurohesh dhe në rast dëmi të të rikthehet shtëpia siç e ke patur më përpara.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria.

Për më shumë informacioni vizitoni: www.sigal.com.al

Lexo edhe: Si të mbroheni nga dëmtimi nga stuhitë dhe çfarë duhet të bëni nëse tashmë stuhia ju ka shkaktuar dëme?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat