18.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga sistemi i ri statistikor, reklamimi i bizneseve dhe krijimi i shtigjeve...

Nga sistemi i ri statistikor, reklamimi i bizneseve dhe krijimi i shtigjeve turistike/ Ligji për turizmin kalon në Kuvend

Me një sërë shtesash dhe ndryshimesh, Ligji për Turizmin ka kaluar në Kuvend për t’ju nënshtruar kështu diskutimeve në komisionet parlamentare dhe miratimit apo jo në fund.

 

Një sistem i ri statistikor do të ngrihet për grumbullimin dhe përpunimin e statistikave në sektorin e turizmit.

 

“Këshilli Ndërinstitucional për Statistikat në Turizëm” i cili do të punoj paralelisht me INSTAT, ka për qëllim binjakëzimin e të dhënave me Eurostat-in.

 

Lijgi parashikon se krijimi i KSNT-së do të detyroj sa më shumë subjekte për të raportuar të dhënat statistikore sa më saktë dhe në kohë reale. Gjithashtu parashikohen edhe detyrime për sipërmarrjet turistike, të cilat i ofrojnë shërbimet online. Ngritja e një sistemi të tillë nuk do të ketë kosto shtesë në buxhetin e shtetit, pasi pjesëmarrja e anëtarëve do të jetë pa pagesë.

 

Për agjencitë kombëtare në sektorin e turizmit parashikohen edhe një sërë funksionesh të tjera. Agjencia Kombëtare e turizmit do të jetë përgjegjëse për koordinimin dhe ecurinë e kalendarit turistik të aktiviteteve zbavitëse, në kuadër të zhvillimit të turizmit gjithëvjetor, si dhe promovimit të destinacioneve të ndryshme turistike.

 

Përtej këtij funksioni do të ketë edhe mundësinë e promovimit të bizneseve, sipërmarrjeve turistike në këmbim të një pagese. Duke krijuar kështu rol të rëndësishëm në aspektin financiar me qëllim nxjerrjen e përfitimeve financiare, por gjithashtu edhe financimin e projekteve në turizëm.

 

Në shtesat e ligjit përfshihet dhe koncepti i shtegut turistik.  Me qëllim zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, nxitjen e veprimtarive turistike në zonat rurale por dhe një sigurie për turistët që dëshirojnë të vizitojnë destinacione të ndryshme në vend do të krijohet ky concept.

 

Ligji specifikon se për përfshirjen e shtegut turistik, si definicion dhe rregullimin e tij, është bashkëpunuar me ekspertë gjermanë dhe austriakë, me eksperiencë në hapjen dhe mirëmbajtjen e shtigjeve.

 

Ndalur tek pastërtia e zonave të bregdetit Agjencia Kombëtare të Bregdetit do të luaj një rol ndihmues për pushtetin vendor vetëm për zonat bregdetare atje ku dhe ka me shume turistë. Funksion tjetër, AKB-ja do të jetë përgjegjëse edhe për nxitjen e investimeve në zonën bregujore.

 

Ndryshimet në ligj vijnë si pasojë e informalitet të lartë në sektorin e turizmit nga operimi në mënyrë informale i dhomave, apartamenteve dhe vilave, duke cënuar konkurrencën, nga mungesa e mbledhjes së të dhënave statistikore të plota, të vërteta dhe në kohë reale dhe mungesa e sigurimit të përgjegjësisë ndaj palëve të treta për subjektet që operojnë në turizëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat