12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale te "Sigurimi anti Tumor" e deri te...

Nga Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale te “Sigurimi anti Tumor” e deri te Pensioni Privat/ Si bizneset mund “të joshin” punonjësit e tyre

Punonjësit janë një aset i çmuar për çdo biznes ndaj çdo kompani, e vogël apo e madhe qoftë, duhet të kujdeset dhe të garantojë sigurinë e tyre.

Mbi të gjitha në këto kohë që po jetojmë ku  kostot e kujdesit shëndetësor dhe mundësia e lartë për sëmundje të papritura është rritur, sigurimi i punonjësve nuk është diçka që mund të anashkalohet.

Siguracionet që ofrojnë më shumë siguri dhe mbrojtje për punonjësit tuaj:

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE

Mbulon të siguruarin në rast dëmtimesh që ai/ajo i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij/saj profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale/ Të gabosh është njerëzore, të sigurohesh është fisnike

SIGURIMI I PUNONJËSVE NGA AKSIDENTET

Mbulon në rast paaftësie dhe humbje jete dhe shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme, të përhershme ose humbje jete gjatë ushtrimit të profesionit.

LEXO EDHE: 32 humbje jete nga aksidentet në punë

 

SI MUND TË NISNI SIGURIMIN E STAFIT TUAJ EDHE PA PATUR SHUMË BUXHET NË DISPOZICION?

Veç të tjerash, SIGAL UNIQA ofron paktën “TeleShëndet Koorporativ”. Kjo i mundëson stafit tuaj të ketë 24/7 një mjek në ambjentet e punës.

Duke instaluar në një zyrë aplikacionin TELESHËNDET, punonjësit e kompanisë e përdorin për të komunikuar me mjekun për çdo problem shëndetësor në çdo orë të ditës, 7 ditë të javës, pa patur nevojë të kërkojnë leje për t’u larguar nga puna.

Falë këtij aplikacioni, punonjësit e kompanisë mund të:

  • interpretojnë ekzaminimet e kryera mjekësore
  • Konsultë me mjekun
  • Krijimin e një kartele mjekësore personale
  • Dhe të mund të marrin një recetë mjekësore

Kjo paketë mund të zgjerohet edhe me shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor siç janë:

  • Check Up vjetor
  • Kujdes për shtatzaninë
  • Kujdes për Shikimin
  • Kujdes për dëgjimin
  • Çmime preferenciale dhe ulje deri në 50% për shërbime ambulatore në klinika private dhe në blerjen e ilaçeve.

DËSHIRONI TË SIGURONI STAFIN VETËM PËR PROBLEME MADHORE, A ËSHTË E MUNDUR?

Kompanitë shpeshherë gjenden përballë punonjësve që duhen të përballen me sëmundje të rënda, të cilat kanë nevojë për mbështetje financiare dhe ndoshta edhe për trajtim jashtë Shqipërisë.

Në fillim të këtij viti, SIGAL UNIQA Group Austria, në bashkëpunim me gjigandin “Swiss Re”, hodhi në treg produktin më të ri dhe unik për vendin, Sigurimin anti Tumor, i përqafuar shumë shpejt nga disa prej kompanive më të mëdha në vend.

Nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, ky siguracion i dedikohet vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5 mijë euro deri në 50 mijë apo më shumë.

Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, në mënyrë të menjëhershme nga SIGAL UNIQA, vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.

Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.

Përfitimet e siguracionit “Sigurimi anti Tumor”:

  • Mbulon kancerin malinj dhe tumorin beninj në kokë.
  • Shuma e siguruar ofrohet menjëherë, cash, nëse diagnostikohesh me një nga dy sëmundjet e mësipërme.
  • Mund të sigurohet çdo person nga 0-80 vjeç
  • Mund të blihet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
  • Ndërsa mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë.

LEXO EDHE: Sigurimet e Jo-Jetës gjatë vitit 2022/ AMF: Ja kompania që vijon të kryesojë tregun

PENSION PRIVAT
Një mundësi për të menduar më herët për pensionin e punonjësve tuaj me qëllim për të ruajtur të njëjtin standard jetese edhe në moshën e pensionit.
Pensioni privat ofron më shumë fleksibilitet në kontribute dhe në rast fatkeqësie shumat e patërhequra nuk humbasin por ndryshe nga pensioni shtetëror trashëgohen nga familjarët.
Mos harroni! 

Sigurimi i punonjësve ofron përfitime financiare për punonjësit dhe shmang përgjegjësitë për pagesa nga ana e punëdhënësit nëse sëmundja apo aksidenti ndodhin në vendin e punës apo nëse punonjësi ka pasoja të cilat e rëndojnë fianciarisht.

Shëndeti dhe siguria në vendin e punës ka të bëjë me menaxhimin e arsyeshëm të rreziqeve për të mbrojtur punëtorët dhe biznesin tuaj.

Menaxhimi i mirë i shëndetit dhe sigurisë karakterizohet nga udhëheqja e fortë që përfshin menaxherët, punëtorët, furnitorët, kontraktorët dhe klientët tuaj.

Në një kontekst global, shëndeti dhe siguria janë gjithashtu një pjesë thelbësore e lëvizjes drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Pa harruar që çfarë ju përmendëm më sipër mund të jenë bonuse “joshëse” për ti mbajtur punonjësit tuaj sa më gjatë në kompaninë tuaj.

Nëse ju duhen më shumë informacione, shkruani në: e-mail: [email protected]

SIGAL UNIQA Group Austria, një mik i mirë për ditë të vështira…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat