25.3 C
Tirana
Friday, June 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDomosdoshmëria e një AUTOSOS-i dhe ngjarja në aksin Elbasan-Tiranë

Domosdoshmëria e një AUTOSOS-i dhe ngjarja në aksin Elbasan-Tiranë

Historia e një qytetareje, që mbeti e bllokuar në autostradën Elbasan–Tiranë, gjatë kthimit nga Korça në një ditë me reshje të dendura shiu, mori vëmendjen e lexuesve në portalin JOQ.

Sigurime.Online ju sjell rëndësinë e sigurimit të asistencës rrugore për drejtuesit e mjeteve, si zgjidhja më e mirë që rrugëtimet tona të mos mbeten në pritje të zemërgjerësisë së udhëtarëve të tjerë, si ndodhi në rastin e raportuar nga qytetarët.

Sipas rrëfimit të drejtueses për JOQ, automjeti pësoi një defekt në gomë në një moment kur kushtet atmosferike dhe vendndodhja e bënin të vështirë zgjidhjen e situatës. Fatmirësisht, një çift pati ndaluar për t’u ardhur në ndihmë, duke u ofruar edhe gomën rezervë që u mungonte.

Megjithatë, jo çdo drejtues mjeti mund të ketë fatin të gjejë pranë vetes njerëz të gatshëm për të ndihmuar në një situatë të tillë. Pikërisht për raste të ngjashme është krijuar shërbimi i asistencës rrugore SIGAL AutoSOS.

Në një situatë si ajo e përjetuar nga qytetarja, mjafton një telefonatë në qendrën e asistencës për të aktivizuar menjëherë rrjetin e mbështetjes. Skuadra e specializuar mund të ndërhyjë në vendngjarje për riparimin e defektit, zëvendësimin e gomës, transportin e automjetit me karroatrec në servisin më të afërt ose ofrimin e shërbimeve të tjera që mundësojnë vijimin e sigurt të udhëtimit.

Shërbimi funksionon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke ofruar asistencë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit dhe në Europë. Kjo do të thotë se drejtuesit e mjeteve nuk mbeten të vetëm përballë një defekti teknik, aksidenti apo situate të papritur në rrugë.

Me një kosto që nis nga 2,000 lekë në vit për brenda Shqipërisë, SIGAL AutoSOS synon t’u ofrojë drejtuesve të mjeteve siguri dhe qetësi në çdo udhëtim, duke garantuar se ndihma është gjithmonë vetëm një telefonatë larg.

SIGAL Autosos mund të blihet online për 45 sekonda në:

https://sigal.al/buy?type=form&subtype=autosos

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat