10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga data 31 Maj deri më 4 Qershor/ Kufizohet lëvizja në disa...

Nga data 31 Maj deri më 4 Qershor/ Kufizohet lëvizja në disa akse rrugore të vendit

Disa akse rrugore të vendit do të bllokohen nga data 31 maj deri më 4 qershor, për shkak se do të zhvillohet Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë.

Policia njofton se në bazë të masave të marra do të ketë kufizime lëvizjeje në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier.

Itinerari do të vijojë si më poshtë:

Më datë 31 maj, në rrugën nacionale Tiranë – Korçë, nisja në orën 12:00, nga sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë

Më  datë 1 qershor , Korçë – Elbasan, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Korçës

Më datë 2 qershor, Elbasan – Belsh – Vlorë, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Elbasani

Më datë 3 qershor, Vlorë – Levan – Gjirokastër, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Vlorës

Më  datë 4 qershor, Gjirokastër – Vlorë – Fier, nisja në orën 10:00, nga qyteti i Gjirokastrës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë lëvizjet në itineraret dhe oraret e përcaktuara për këtë aktivitet.

Gjithashtu, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autoveturave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes së çiklistëve gjatë këtij aktiviteti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat