18.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë kulmin e krizës së shtrenjtimit të çmimeve, qeveria rrit pensionet me...

Në kulmin e krizës së shtrenjtimit të çmimeve, qeveria rrit pensionet me vetëm 400-500 lekë

Në kulmin e krizës së shtrenjtimit të çmimeve, pensionistët do të mjaftohen vetëm me 400-500 lekë të reja më shumë në muaj.

Qeveria parashikon që këtë vit të bëjë vetëm indeksimin e pensioneve, që do të thotë rritjen e tyre në bazë të inflacionit.

Në programin e ligjeve dhe vendimeve që do të merren nga Këshilli i Ministrave, kjo rritje pritet të ndodhë në katër mujorin e dytë, pra periudhën Maj-Gusht.

Në buxhetin e këtij viti, fondi i parashikuar për këtë qëllim është 2.6 miliardë lekë. Ndërsa në fund të vitit është parashikuar edhe shpërblimi me një fond prej 3.5 miliardë lekësh, apo 5 mijë lekësh për pensionist.

Ndërkohë së shpejti qeveria pritet të sjellë në Kuvend projektligjin për fondet e pensionit privat, ku synon të nxisë investimet në fonde të tilla, nga individët që kërkojnë një pension shtesë në momentin e daljes në pension.

Kjo do të arrihet edhe përmes lehtësirave shtesë fiskale për anëtarët e këtyre fondeve dhe përcaktimin e rregulloreve që i bëjnë ato më të sigurta dhe në përputhje me ligjet dhe direktivat europiane.

Aktualisht, numri i individëve që kontribuojnë privatisht në fonde pensionesh llogaritet nga AMF në mbi 33 mijë dhe ku pjesën më të madhe, rreth 44%, e ze Fondi i Pensioneve SIGAL.

Lexo edheRaporti i AMF/ Lider me 44% të tregut, shqiptarët i besojnë pensionin privat Fondit SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat