6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti në Greqi, raportime për 6 banesa të dëmtuara në Devoll

Tërmeti në Greqi, raportime për 6 banesa të dëmtuara në Devoll

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm që u regjistrua në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit si zonë kufitare.

Sipas Top-Channel, ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec.
Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën. Sipas komunikimit me kryetarin e bashkisë Eduart Duro, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara.
Paraprakisht thuhet se banesat, të cilat janë bërë raportime për dëmtime janë banesa të vjetra dhe të amortizuara, që kanë pasur probleme edhe më parë.

 

Megjithatë në fund të verifikimeve do të vendoset nëse kemi të bëjmë me dëmtime serioze nga tërmeti, nëse banesat janë të banueshme ose jo, e më pas do të merren masa për ndërhyrje.

Lexo edhe: A mund ta paguaj me këste Sigurimin e Shtëpisë? Me SIGAL UNIQA tani mundesh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat