10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Në çdo kohë, në çdo vend e për çdo moshë"/ TeleShëndet, përse...

“Në çdo kohë, në çdo vend e për çdo moshë”/ TeleShëndet, përse më shërben dhe pse e sygjeroj këtë shërbim

Të sëmuresh do të thotë të dalësh nga shtëpia, të marrësh makinën për të shkuar tek zyra e mjekut, të ulesh në një dhomë pritjeje me individë të tjerë të sëmurë aty rrotull e të presësh rradhën.

Por pandemia ndryshoi shumë gjëra. Mes tyre edhe sjelljet dhe nevojat e individëve.

Nevoja për t’u këshilluar online dominoi realitetin e shumicës prej nesh dhe për këtë arsye SIGAL UNIQA Group Austria hodhi në treg shërbimin e telemjekësisë, “TeleShëndet”.

Prej muajsh tashmë klientët tanë po marrin shërbim 24 orë nga mjekë të përgjithshëm dhe shkarkimet e aplikacionit rriten dita-ditës.

Më poshtë dy raste të komunikimit mjek-pacientë në platformën “TeleShëndet” dhe zgjidhja që ofron ky shërbim inovativ:

Rasti I:

Pacientja B.R, 42 vjeçe, telefonoi mjekun në “TeleShëndet” për të referuar shqetësimet e saj.

Ajo ankohej për dhimbje në fund të barkut, urinim të shpeshtë me djegie dhe pika gjaku në fund të urinimit, të shfaqura këto një natë më parë.

Ndërkohë pacientja nuk kishte histori për probleme të tjera shëndetësore.

Perveç jorehatisë që ndjente, pacientja ishte e interesuar të zgjidhte situatën pasi të nesërmen nisej për pushime.

Ju rekomandua të kryente analizat përkatëse, të cilat i ngarkoi në kartelë disa orë më vonë.

Në bazë të rezultateve ju dha mjekimi per “Cistit Acut” dhe këshillat për ditët në vijim”…

Rasti II:

“Paciente 35-vjeçar merr në telefon e alarmuar mjekun në “TeleShëndet” pasi prej 3-4 ditësh ishte me gjendje virale, tështima, djegie fyti, hundë të bllokuara dhe ditën e sotme kishte vënë re në trupin e saj njolla të kuqe të dala në formë hartash, të cilat ndryshojnë herë pas here pozicion dhe krijojnë të kruara të forta.

Është hera e parë që i ndodh ndaj dhe pacientja ishte shumë e shqetësuar. Ndërkohë në video elementët e lekurës dukeshin mjaft qartë.

COVID-19 e ka kaluar 1 vit me parë si dhe është e vaksinuar me 2 doza Pfizer. Nuk vuan nga semundje të tjera shoqëruese.

Si fillim e qetësova duke i thënë se nuk ka asgjë për tu alarmuar pasi shqetësime të kësaj natyre janë të zakonshme në periudha gjatë apo pas infeksioneve virale.

I rekomandova terapi me medikamente anti-alergjikë.

Nëse nuk qetësohet, ditën e nesërme mund të konsultohet me një mjek alergolog…”

TeleShëndet nga SIGAL UNIQA vlen për çdo moshë, edhe për foshnje disa muajshe.

Këtë e tregon edhe rasti më i mëposhtëm.

Rasti III:

“Fëmijë 18-muajsh, 3 ditë i sëmurë me kollë, vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrje e  zhurmshme që dëgjohet në largësi dhe temperaturë deri në 38 gradë.

Që prej moshës 6 muajshe, fëmija ka patur histori të ngjashme.

Në videocall, fëmija është aktiv, luan por kollitet shpesh dhe dëgjohet zhurmë në frymënxjerrje.

U këshillua fillimi i mjekimit për diagnozën “Bronkiolit akut” dhe iu dhanë medikamente me nebulizim e nga goja.

Nëna ishte e familjarizuar me medikamentet kështu që fëmijës iu nis kura në kohë”.

Klientë të kënaqur

Ledita Mezini, pedagoge prej 16 vitesh dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”.

  • Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun.
  • Jam shumë e kënaqur nga shërbimi.
  • Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura.
  • Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi.
  • Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.

Pse të gjithë duhet ta kemi “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA?

Përfitimet:

– Check up

– Vizitë te okulisti

– Vizitë te dentisti

– Dërgim ilaçesh në shtëpi

– Zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL

– Mental coach, 1 seancë falas

Oferta për Festat e Fundvitit:

  • TeleShëndet + Kartë Anëtarësie për vetëm 2000 Lekë

Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

  • Futuni në “PlayStore” apo “App Store”.
  • Shkarkoni aplikacionin “Teleshëndet”.
  • Bëni regjistrimin duke vendosur të dhënat tuaja
  • Dhe më pas mund të komunikoni me mjekët tanë, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës
  • E përdorni brenda dhe jashtë Shqipërisë
  • E blini edhe fizikisht në çdo degë të SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Kjo është dhurata e duhur për familjarët dhe miqtë tuaj për këto festa pasi asgjë nuk vlen më shumë se shëndeti…

Lexo edhe: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat