9.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVetëm një klik larg, siguracionet që mund të blihen online në SIGAL...

Vetëm një klik larg, siguracionet që mund të blihen online në SIGAL UNIQA

Pandemia dhe ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve kanë nxitur tregtimin e produkteve përmes internetit.

INSTAT raportoi se në vitin 2021, 13,3% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit “e-commerce” dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.

Larg këtij trendi nuk mund të qëndronte as SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ishte ndër të parat kompani në Shqipëri që ofruan shërbimin e blerjeve online, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta.

Kushdo që do të blejë sigurimin e automjetit, shëndetit apo pronës ka mundësinë ta bëjë përmes celularit ose kompjuterit, pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL.

Çdokush prej jush mund të futet në website-n e kompanisë, www.sigal.com.al, nga celulari ose kompjuteri, nga ku mund të blejë siguracionin që kërkon në mënyrë shumë të shpejtë dhe sigurtë.

Paketat e Sigurimit të Shëndetit që mund të blihen ONLINE në SIGAL UNIQA 

TELESHËNDET

  • TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular Android dhe iPhone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.
  • Këshillim me mjek 24/7

Me TeleShëndet ju mund të telefononi një doktor të licensuar me telefonate ose video, në çdo orë të ditës apo natës, dhe të këshilloheni për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.

  • Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore

Ju keni mundësi të ngarkoni ezkaminimet tuaja mjekësore dhe te shkarkoni në kohë reale kartën tuaj mjekësore, ku keni të gjitha vizitat, këshillat dhe ilaçet e rekomanduar nga mjeku

  • Merrni një recetë mjekësore online

Në rast kur mjekët ju rekomandojnë një medikament ata mund tju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj.

Përfitimet:

Check up

– Vizitë te okulisti

– Vizitë te dentisti

– Dërgim ilaçesh në shtëpi

– Zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL

– Mental coach, 1 seancë falas

Lexo edhe: TeleShëndet, përse më shërben dhe pse e sygjeroj këtë shërbim

 SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM

  • Rekomandohet për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, pavarësisht kohës së qëndrimit.
  • Mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore për aksidente ose sëmundje akute që mund tju ndodhin gjatë qëndrimit në një shtet të huaj.

Lexo edhe: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

BRENDA SHQIPËRISË

  • Rekomandohet për shtetasit e huaj ose emigrantët shqiptarë që udhëtojnë në Shqipëri.
  • Mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore për aksidente ose sëmundje akute që mund të ndodhin gjatë qëndrimit në Shqipëri, deri në 10,000 Euro.

SIGURIMI ANTI-COVID

  • Paketa e sigurimit Anti-Covid.
  • Ofron sigurim jete dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore në formën e shpërblimit fiks për personat e diagnostikuar me covid.
  • Në rast trajtimi me shtrim në spital – Shpërblim ditor spitalor në vlerën 3,000 lekë/ditë për cdo ditë qëndrimi si pacient i shtruar për një periudhë maksimale të trajtimit me shtrim ne spital deri në 20 ditë.
  • Në rast mjekimi në shtëpi: Shpërblim ditor në vlerën 2000 (dy mijë) lekë në ditë deri në ekzaniminimin negative por jo me shumë se 20 ditë nga dita e testit pozitiv.
  • Shpenzimet farmaceutike te rekomanduara nga mjeku specialist: deri ne vlerën 20 mijë lekë në rast diagnostikimi pozitiv me COVID 19.
  • Sigurim jete: Pagesë të përfitimit në vlerën e shumës së siguruar 1,000,000 lekë ne rast humbje jete nga Covid 19 (Për persona deri në 65 vjeç).

SIGURIMI NXËNËS DHE STUDENTË

  • Nëpërmjet policës për nxënës dhe studente ofrohet mbrojtje financiare në rast sëmundje dhe aksidenti.
  • Ky sigurim përfshin gjthashtu sigurimin e jetës së prindit.
  • Polica e sigurimit për nxënës dhe studentë siguron prindin dhe fëmijën njëkohësisht.
  • Në rast se prindi humb jetën, fëmijës i jepet një dëmshpërblim prej 500,000 Lekë për të përballuar vështirësitë e para.
  • Në rast se fëmija sëmuret gjatë vitit të sigurimit, faturat mjekësore në spitale private deri në 100,000 Lekë në vit paguhen nga SIGAL UNIQA.
  • Përfshihen në këtë mbulim vizitat me mjekët specialistë, diagnostifikimi, ilaçet e rekomanduara nga mjeku, hospitalizimi etj).

Lexo edhe: Sot Dita Ndërkombëtare e Studentëve, SIGAL UNIQA krah tyre në rrugëtimin e dijes

STUDENTË JASHTË SHQIPËRISË

  • Nëpërmjet policës për nxënës dhe studentË ofrohet mbrojtje financiare në rast sëmundje dhe aksidenti.
  • Ky sigurim përfshin gjthashtu sigurimin e jetës së prindit.

PASURIA

SIGURIMI I APARTAMENTEVE DHE VILAVE

SIGAL UNIQA mbron shtëpinë tuaj nga:

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Rrjedhje tubacionesh
  • Eksplozione
  • Tërmeti

 Zgjidhni një nga paketat e sigurimit të shtëpisë:

  • STANDARD (Zjarr, Rrufe, Eksplozion)
  • SILVER (Zjarr, Rrufe, Ekplozion, Tërmet)

Lexo edhe: Një apartament në Tiranë kushton deri në 4 mijë euro/m2, Sigurimi i tij me vetëm 1 euro/m2

 AUTOMJETET

  • SIGURIMI TPL
  • Është siguracioni i detyrueshëm i mjetit me targa shqiptare për qarkullim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Kohëzgjatja e siguracionit është 1 vit.

Nëse blen online TPL nga SIGAL UNIQA, përfiton:

  • Kartë Shëndeti
  • MiniKasko
  • Pension Privat
  • 10% bonus

Lexo edhe: Aksidentet rrugore vijojnë të vrasin/ 176 persona viktima për 11-mujorin

KARTON JESHIL

  • Është siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Kohëzgjatja e siguracionit mund të jetë 15 ditë, 1 muaj,3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.
  • Kartoni Jeshil mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve anëtare të Këshillit të Byrove, ku ka ndodhur rasti në sigurim
  • Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen Kartoni Jeshil:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali I Zi, Azerbajxhan.

Lexo edhe: Kartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

KUFITARE

  • Është siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Kohëzgjatja e siguracionit mund të jetë 15 ditë, 45 ditë, 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

 

SIGURIMET E MARINËS

 Sigurimi i mjeteve te vogla lundruese (MVL)

  • Mjetet e Vogla Lundruese deri në 24 metra.
  • Sigurimi i përgjegjësisë së palëve të treta për mjetet e vogla lundruese.
  • Ligji nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, këtu më poshtë do të quhet shkurtimisht Ligji. Rregullorja e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare miratuar me vendimin nr. 53, datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.
  • Kushtet e Përgjithshme të kontratës për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të motorëve të ujit (JET), skafeve, jahtet, motobarka, për përgjegjësinë ndaj palëve të treta…

Lexo edhe: Në tokë, në det, në ajër/ Ju çojmë në destinacion të sigurtë dhe të shëndetshëm

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat