15.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshojnë kontributet për pagat e larta/ Formula e re, sa është shtesa...

Ndryshojnë kontributet për pagat e larta/ Formula e re, sa është shtesa për punonjësit për efekt pensioni

Qytetarët me paga të larta do të paguajnë më shumë kontribute shoqërore dhe shëndetësore.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se ka hyrë në fuqi rritja e pagës maksimale, për efekt kontributi sipas përllogaritjes me të njëjtën masë në lekë dhe në të njëjtën kohë me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi.

ISSH sqaron se, aktualisht paga minimale është rritur me 17.64% duke shkuar në 40,000 lekë në muaj dhe po kaq edhe paga maksimale, duke arritur në 176,416 lekë në muaj.

Rritja e pagës maksimale çon në pagesa më të larta të sigurimeve, si nga punëdhënësi, ashtu dhe nga punëmarrësi ashtu sikurse u prekën edhe punonjësit më paga minimale apo mesatare.

Nga përllogaritjet rezulton se shuma totale e sigurimeve për pagën maksimale (që paguhet si nga punëdhënësi dhe nga punëmarrësi) është 43,222 lekë në muaj, nga 36,739 lekë në muaj, që ishte më parë, ose 6,483 lekë më shumë.

Shtesa ndahet midis punëdhënësit të cilit i takojnë 3,969 lekë dhe punëmarrësit i cili do paguajë 2,514 lekë në muaj.

Referuar të dhënave zyrtare, aktualisht në vend janë afro 24 mijë të punësuar, të cilët derdhin kontribute në sigurime shoqërore mbi pagën maksimale dhe që do të paguajnë më shumë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat