12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTirana e para për aksidentet me makina dhe dëmshpërblimet/ Sigurimet për frymë,...

Tirana e para për aksidentet me makina dhe dëmshpërblimet/ Sigurimet për frymë, diznivel i fortë mes kryeqytetit dhe qyteteve të tjera

Tirana është përgjegjësja kryesore e tregut të sigurimeve në vend, si sa i përket volumit të kontratave ashtu edhe dëmshpërblimeve.

Ajo që bie në sy në gjeografinë e Tregut të Sigurimeve për vitin 2022, publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, është dizniveli i fortë i sigurimeve për frymë mes Tiranës e qyteteve të tjerë, madje edhe ata me peshë në jetën ekonomike të vendit.

LEXO EDHE: Gjeografia e Sigurimeve 2022/ Tirana në krye, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara 

Primi për frymë në Tiranë rezulton 14.257 lekë, thuajse sa dyfishi i mesatares në rang kombëtar, ndërkohë që prim shumë të ulët për frymë shënojnë disa prej qyteteve më të mëdha në vend. Dhe në fakt, në vend të dytë për nga primi për frymë i sigurimeve renditet Gjirokastra, me 7 mijë lekë.

Me diferencë të fortë, në vend të tretë renditet Durrësi me prim për frymë në vlerën 5,332 lekë, e pasuar nga Shkodra, me një prim për frymë prej 4,724 lekësh. Në vend të pestë sa i përket primit për frymë renditet Korrca, me 4,698 lekë, e ndjekur nga Shkodra 4,126 lekë. Bie në sy se qytete me mjaft aktivitet ekonomik, si Fieri, Berati e Elbasani e kanë primin për frymë nën kuotën e 4 mijë lekëve.

Tiarana është gjithashtu përgjegjëse për pjesën dërrmuese të tregut të sigurimeve, duke qenë se nga 20 miliardë lekë prime të paguara në total në gjithë territorin, 13 miliardë i përkasin kryeqytetit.

Por kryeqyteti mban edhe peshën më të madhe të dëmeve të shkaktuara nga automjetet.

Në total, kompanitë e sigurimeve kanë paguar gjatë vitit të shkuar 6.5 miliardë lekë dëme, 4.5 miliardë prej të cilave në Tiranë.

Në total për të mbuluar dëmet e shkaktuara gjatë aksidenteve me makina, kompanitë kanë paguar rreth 3.2 miliardë lekë. Më shumë se gjysma e këtyre dëmshpërblimeve janë paguar për aksidente të shkaktuara apo pësuara nga mjete të regjistruara në kryeqytet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat