26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMos e nisni vitin 2023 me humbje/ Nga flota e automjeteve, Sigurimi...

Mos e nisni vitin 2023 me humbje/ Nga flota e automjeteve, Sigurimi i Punonjësve tek Sigurimi i Pronës, të gjitha siguracionet që i nevojiten një biznesi

Dimri është gjithmonë plot me “surpriza”. Moti i keq, përmbytjet, zjarret që vijnë përdorimi i mjeteve ngrohëse apo bombolave të gazit mund të bëhen shkak dëme në prona private por edhe në biznese.

Sigurimet e Biznesit ju mbrojnë nga dëmet e papritura si aksidentet, fatkeqësitë natyrore, zjarret etj që mund të shkaktojnë dëme të mëdha financiare, deri në falimentim.

Çdo person që merret me biznes ka investuar tek kompania, dyqani apo sera të gjitha kursimet e jetës së tij. Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet se sa të rëndësishme janë Sigurimet e Biznesit dhe jo vetëm.

SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimesh në Shqipëri që ofron të gjitha klasat e sigurimeve. Ndaj cilido që merret me biznes e gjen veten tek kjo kompani.

SIGURIMI I PRONËS

SIGAL UNIQA Group Austria ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).

Çfarë rreziqesh mbulohen?

SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:

Zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni dhe pjesëve ose ngarkesës së tij, përmbytjeve, stuhive, vjedhjeve etj.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/ 

Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.

Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

Në rastet e dëmtimit të pasurisë, Ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Sigurimi i Punonjësve nga aksidentet

Mbulon shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti në punë.

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-nga-aksidentet/

TeleShëndet Koorporativ

“Teleshëndet” është një aplikacion për telefona celularë (Android dhe i-Phone) i cili ju mundëson sa herë të keni nevojë konsultë me një mjek, ti telefoni atij me video ose audio 24 orë të ditës, 7 ditë të javës. Kudo ku jeni, brenda apo jashtë Shqipërisë.

Pak ose asnjë njeri nuk ka dëshirë të dalë nga shtëpia kur janë të sëmurë dhe sot falë teknologjisë dhe shërbimit “TeleShëndet” të ofruar nga SIGAL UNIQA dhe i përqafuar tashmë nga dhjetëra mijëra qytetarë, shumë njerëz nuk kanë përse ta bëjnë më këtë gjë.

Por përveç paketave individuale, familjare, për nxënës e studentë apo mësues, SIGAL dhe TeleShëndet kanë menduar edhe për bizneset përmes “TeleShëndet Koorporativ”,  i cili instalohet në ambjentet e punës dhe të përdoret nga punonjësit e kompanisë për të komunikuar me mjekun për çdo problem shëndetësor në çdo orë të ditës, 7 ditë të javës.

Një prej bizneseve më të fundit që kanë afruar këtë shërbim për punonjësit e tij është edhe kompania “DBS GROUP ALBANIA”, e cila operon në tregun e fasoneve dhe ka të punësuara 800 gra, të cilat nga sot do të kenë jo pak përfitime.

Falë këtij aplikacioni, punonjësit e kompanisë përfitojnë:

  • Interpretim të ekzaminimeve të kryera mjekësore
  • Konsultë me mjekun
  • Krijimin e një kartele mjekësore personale
  • Dhe të mund të marrin një recetë mjekësore.

Ndërsa paketa mund të zgjerohet edhe me shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor siç janë:

  • Check Up vjetor
  • Kujdes për shtatzaninë
  • Kujdes për Shikimin
  • Kujdes për dëgjimin
  • Çmime preferenciale dhe ulje deri në 50% për shërbime ambulatore në klinika private
  • Çmime preferenciale në blerjen e ilaçeve

Çmimi? Tarifa vjetore për instaliimin e këtij shërbimi në ambjentet e punës suaj është 30,000 Lekë, ndërsa nëse paketa pasurohet me shërbime të tjera tarifa vjetore është 5,000 Lekë në vit për person.

Mëso më shumë dhe shkarko aplikacionin në: www.teleshendet.al

Sigurimi i Flotës së Automjeteve

SIGAL UNIQA Group Austria ofron sigurimin vullnetar të automjetit KASKO, i cili mbron makinën tuaj nga dëmet e pjesshme ose të plota që mund ti ndodhin për shkaqe të ndryshme.

Çfarë mbulon KASKO?

  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

Jashtë territorit të Shqipërisë

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Këtu përfshihen vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe vende të rajonit.

Dhe bashkë me këtë SIGAL UNIQA ju ofron edhe shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, prezente në mbi 200 shtete të botës dhe që i shërben mbi 300 milionë klientëve.

LEXO EDHE: Më mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

Llogarit Sigurimin KASKO dhe porosit online tani: https://sigal.com.al/merr-cmim

Sigurimi i Mallit në Transport

Mbulon të gjitha dëmet ose humbjet fizike të shkaktuara nga çfarëdo ngjarje e paparishikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme. Humbjet totale dhe avari të pjesëshme, të shkaktuara nga një sërë burimesh.

https://sigal.com.al/sigurimi-i-mallit-ne-transport/ 

Sigurimi i Përgjegjësisë së Transportuesit

Dëmshpërblen të siguruarin kundrejt përgjegjësisë ligjore të të siguruarit si transportues, sipas kushteve të kësaj kontrate sigurimi të bazuara në Konventën për Kontratën e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave me Rrugë Tokësore (C.M.R.), Gjenevë 19 maj 1956, ligjit shqiptar nr 9503 dt.3 prill 2006 dhe protokolli i Konventës (C.M.R), 5 korrik 1978 aderuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr. 9624 datë 16 tetor 2006.

Mbulon: Humbje, shkatërrime, zjarr, dëmtime aksidentale të mallrave dhe/ose kontenierëve (duke përfshirë të gjitha mjetet në kujdesin, kontrollin apo ruajtjen e të Siguruarit) që vijnë si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të transportuesit.

https://sigal.com.al/marina/ 

Sigurimet e Garancive

Përmes këtij produkti, për të gjitha kontratat dhe garancitë e siguruara SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA mbulon vlerën financiare të siguruar, në rast se ka shkelje ose mospërfundim të kontratës midis dy bizneseve.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-garancive/ 

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

PENSION VULLNETAR

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria, përmes Fondit SIGAL, i ofron mundësinë bizneseve dhe punonjësve të tyre të kenë dy pensione gjatë moshës së tretë.

Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:

  • Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;
  • Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku për llogari të punëmarrësit.

a) SKEMA PROFESIONALE

Punëdhënësi krijon një plan të pensionit profesional për punëmarrësit e tij, duke lidhur një kontratë me shoqërinë administruese, e cila do të ofrojë një fond pensioni për punëmarrësit.

Çdo kontribut i paguar nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit vlerësohet sikur është paguar nga vetë punëmarrësi.

Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin.

Përpos përfitimit që punëdhënësi dhe punëmarrësi kanë nga ana fiskale, përfshirja e punëmarrësit në skemën profesionale nga punëdhënësi është një mënyrë vlerësimi dhe stimulimi për besnikërinë e punonjësit.

b) SKEMA INDIVIDUALE

Çdo individ mund të bëhet anëtar në një fond pensioni vullnetar duke lidhur një kontratë me Shoqërinë Administruese të Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Në skemën individuale kontribuon vetëm individi në shumën monetare të dëshiruar.

Mënyrat e depozitimit të kontributeve janë të larmishme:

Depozitim i menjëhershëm (kursime, depozita, etj)

Depozitim periodik (mujor, 3 mujor, 6 mujor, vjeçar ose sipas dëshirës së anëtarit)

https://fondisigal.com.al/mundesite-e-investimit/

SIGAL UNIQA Group Austria, LIDERE E TREGUT TË SIGURIMEVE

Është thelbësore për secilin që zotëron një biznes që të bashkëpunojë me një kompani sigurimi e cila ka të gjithë dijen, përvojën dhe kapacitetet për t’ju këshilluar mbi se cilin lloj sigurimi do të ishte më i përshtatshëm për të mbrojtur investimin e biznesit tuaj.

Tek SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA jo vetëm që do të merrni këshillim profesional nga eksperët më të mirë në fushën e sigurimit të biznesit, sipas nevojave tuaja, por gjithashtu do të keni mundësinë që të merrni të gjithë sigurimin e nevojshëm nga një zyrë e vetme që do t’ju kursejnë përpjekje shtesë, zvarritje të panevojshme, mund dhe para.

Si pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimesh në Shqipëri që ofron të gjitha klasat e sigurimeve. Ndaj cilido që merret me biznes e gjen veten tek ky emër.

Mos e nisni vitin 2023 me humbje.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, Rritemi më mirë bashku

Për më shumë informacione, mund të shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat