13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCertifikatat e Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Dëshmi Taksisti.../ DPSHTRR lëshon formatet e...

Certifikatat e Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Dëshmi Taksisti…/ DPSHTRR lëshon formatet e reja

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se nisur nga dita e sotme do të lëshohen formate të reja të Certifikatave të Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Buldozeristë, Eskavatoristë, Automakinistë dhe Dëshmi Taksisti!

Formatet e reja përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, në përputhje me ISO 7810:2003 ID, përmbajnë elemente të sigurisë, eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave si dhe nuk dëmtohen nga lagështira ose palosjet njofton DPSHTRR.

Referuar njoftimit, kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për rinovimet, nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre.

Njoftimi i plotë:

Viti 2023 fillon me një tjetër lajm të mirë!
Nga data 4 Janar, lëshohen formate të reja të Certifikatave të Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Buldozeristë, Eskavatoristë, Automakinistë dhe Dëshmi Taksisti!
Formatet e reja:
-Përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, në përputhje me ISO 7810:2003 ID!
-Përmbajnë elemente të sigurisë!
-Eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave;
-Nuk dëmtohen nga lagështira ose palosjet!
Kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për RINOVIMET! NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre!
Heqim dokumenta letre, kalojmë nga metodat manuale në automatizim, digjitalizojmë personalizimin dhe përshpejtojmë ndjeshëm lëshimin e kartave të reja, paralel me rritjen dhe unifikimin e afateve të vlefshmërisë!
Shërbimet e transportit rrugor çdo vit e më të standardizuara, me procese aplikimi e prodhimi elektronike, ekonomike e të sigurta!
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat