23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetModeli i ri ‘Proace’ në dy versione dhe me 10 Vjet Garanci/ Oferta...

Modeli i ri ‘Proace’ në dy versione dhe me 10 Vjet Garanci/ Oferta speciale e “Toyota Albania” që nuk duhet humbur

Do donit një makinë që i reziston kohës, e fortë, komode, me çmim oferte dhe me 10 vite garanci si asnjë koncesionar tjetër? Po, tani mundeni.

“Toyota Albania – ALTO Sh.P.K”, përfaqësues i vetëm zyrtar i gjigandit japonez në Shqipëri, vjen me një ofertë që nuk duhet humbur.

Modeli i ri “Toyota Proace”, me 10 Vjet Garanci, ka mbërritur tashmë në sallonin e kompanisë, në dy versione:

Proace City Verso 4+1 vende me çmim oferte 27.900 Euro

Proace City Verso 6+1 vende me çmim oferte 29.500 Euro

Çfarë mundëson “Toyota Albania – Alto Shpk”?

“Toyota Albania – Altp Shpk” operon prej nëntorit 2017 dhe ka marrë ekskluzivitetin nga “Toyota Balkans” për shitjen e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit ‘Toyota’ për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Salloni për automjetet e reja ‘Toyota’, është një sallon me të gjitha standartet e markës, duke ekspozuar modelet më të fundit.

Ekipi me përvojë, me inxhiniere të çertifikuar nga ‘Toyota’, vazhdimisht ofron ekspertizë me qëllim që të ndihmojë klientët për plotësimin e të gjitha kërkesave dhe problemeve të tyre.

Gjithashtu, pranë “Alto SHPK – Toyota Albania” do të merrni të gjitha informacionet me detajet më të imta për mënyrat e shkëmbimit të makinave të përdorura me makina të reja.

Stafi profesional do t’ju ndihmojë të merrni në konsideratë edhe opsionet e financimit dhe do t’ju ofrojë programe të sigurimit të përshtatura sipas nevojave tuaja individuale.

Mundësitë e blerjes

“Toyota Albania – Alto Shpk” bashkëpunon me të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Kjo u jep mundësinë klientëve të kenë gjithmonë një automjet të ri duke paguar përmes ofertave financiare,të personalizuara sipas profilit, apo kërkesave specifike të tyre.

Pa harruar edhe servisin e autorizuar “Toyota”, i cili ofron shërbime njësoj si çdo pikë tjetër “Toyota” në Evropë.

  • Diagnostikim i defektit me aparaturë kompjuterike
  • Diagnostikim në banko-provë për sistemet e frenimit, drejtimit dhe amortizimit
  • Punime motorike të pjesshme dhe kapitale
  • Punime xhenerike të pjesshme dhe kapitale
  • Punime llamarine të pjesshme dhe kapitale
  • Punime me sistemin hybrid
  • Lyerje me bojë
  • Punime elektroauto
  • Montim vetëm i pjesëve origjinale
  • Asistence teknike nga TOYOTA
  • Konvergjencë
  • Montim, çmontim dhe ballancim gomash
  • Shërbim i plotë për sistemin e ajrit të kondicionuar
  • Garanci për të gjitha shërbimet e kryera
  • Riparim i automjetit tuaj vetëm me pjesë këmbimi origjinale.

Ky është i vetmi servis i besueshëm për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve “Toyota”, gjë që tregohet nga numri i madh i shërbimeve që kryen, jo vetëm për automjetet e shitura nga “Toyota Albania – ALTO Shpk”, por edhe nga ato që klientë të ndryshëm i kanë blerë jashtë Shqipërisë.

Garancia “Toyota Relax

Garancia “Toyota Relax” është një SHPËRBLIM PËR BESNIKËRINË TUAJ dhe po revolucionarizon mënyrën se si “Toyota Albania” kujdeset për automjetin tuaj në mënyrë që t’ju japë qetësi të plotë.

Si provë e cilësisë, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së automjeteve që tregton, “Toyota Albania” ofron një garanci shtesë 12-mujore për automjetet Toyota nën 10 vjet të përdorura, pasi të keni kryer shërbimin periodik tek servisi i autorizuar.

Kur zgjidhni “Servisin Toyota” për të kryer punimet në automjetin tuaj, do të merrni shërbim nga teknikë ekspertë si dhe pjesë këmbimi origjinale. Pas kësaj besnikërua juaj shpërblehet me 12 muaj garanci shtesë.

Toyota Relax është një garanci e cila zgjatet deri në shërbimin tuaj periodik të ardhshëm, sipas kilometrave, apo viteve (cilado të arrihet e para).

E zbatueshme për automjetet pas periudhës së garancisë së prodhuesit dhe që janë nën 10 vjet dhe më pak se 185.000 km.

Klikoni KËTU për të mësuar kushtet specifike të garancisë “Toyota Relax”.

 

Falë cilësisë së automjeteve që ofron, çmimet e shitjes së tyre, shërbimin e kualifikuar, parashikohet që automjetet “Toyota” nga viti në vit të shtohen në tregun shqiptar të automjeteve.

Për çdo pyetje apo informacion të detajuar, kontaktoni në numrin 0692081554.

Ose vizitoni showroom-in e kompanisë në adresën Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5

 Shijoni udhëtimet tuaja vetëm me “Toyota”…

LEXO EDHE: E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat