14.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAnija turistike goditet nga stuhia, mbi 100 të lënduar

Anija turistike goditet nga stuhia, mbi 100 të lënduar

Rreth 100 pasagjerë u plagosën të shtunën kur një anije turistike që po shkonte nga bregu perëndimor i Francës për në Britani u godit nga erërat e forta.

Pasagjerët dhe ekuipazhi i anijes “Spirit of Discovery” u përballën me një provë të tmerrshme kur u detyruan të ndërpresin udhëtimin e tyre në Ishujt Kanarie javën e kaluar pasi parashikimeve për një stuhi të fortë.

Në anije ndodheshin 1 mijë pasagjerë, ndërsa vetëm 10% e tyre janë lënduar, 5 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur në spital.

Ekuipazhi fillimisht kishte planifikuar të ankorohej në portin e La Coruña-s në veri-perëndim të Spanjës, por gjatë rrugës iu tha se porti ishte mbyllur për shkak të motit të keq, duke i detyruar ata të vazhdonin në veri dhe të kalonin gjirin e Biscay gjatë rrugës për në Mbretërinë e Bashkuar.

LEXO EDHE: Përgatituni për më të keqen, mbrohuni me më të mirët/ Sigurimi i Mallit në Transport, minimizim i pasojave financiare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat