11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMerr flakë shkolla prej kashte, humbin jetën 26 nxënës

Merr flakë shkolla prej kashte, humbin jetën 26 nxënës

Një ngjarje vërtet tragjike ka ndodhur në jug të Nigerit, ku të paktën 26 nxënës kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu shkollën ku ata mësonin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se klasat e tyre të bëra me kashtë dhe dru u përfshinë nga zjarri këtë të hënë.

Gjithashtu, nga zjarri kanë mbetur të plagosur dhe 13 nxënës të tjerë, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Viktimat ishin midis moshës 5 dhe 6-vjeç.

Nigeri, i cili njihet si një nga shtetet më të varfra në botë, është përpjekur të rregullojë mungesat e ndërtesave shkollore, duke improvizuar shkolla prej kashte dhe druri, me fëmijët të cilët shpesh ulen në tokë.

Zjarret në shkolla të tilla janë diçka e zakonshme në Niger, po rrallëherë janë shoqëruar me viktima.

Sindikatat në Niger kanë bërë thirrje pas kësaj tragjedie që procesi mësimor të zhvillohet nën pemë.

Presidenti i vendit, Mohamed Bazoum ka premtuar kohët e fundit se do të zevëndësojë këto struktura.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat