8.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKur do të vendoset Green Pass në bare dhe restorante?

Kur do të vendoset Green Pass në bare dhe restorante?

Nëse situata epidemiologjike rëndohet dhe bie interesi për vaksinimin, atëherë do të nisë të zbatohet Green Pass për hyrje në bar restorante.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini thotë se me ardhjen e dimrit është shumë e rëndësishme të zbatohen masat dhe të vijojë procesi i vaksinimit në popullatë.

“Jemi në stinën e vjeshtës dhe po afron stina e dimrit ku prezenca e virozave të tjera respiratore, afrimiteti, prishja e distancës fizike, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura, janë disa elementë që stina e dimrit na e favorizon që të prishen dhe të ndërthuren këto elementë, prandaj është shumë e rëndësishme zbatimi i tyre. Ndërkohë situata epidemiologjike, monitorimi i të gjithë parametrave duke filluar nga niveli i pozitivitetit, numri i rasteve në 24 orë, incidenca javore apo dyjavore janë indikatorët matës që edhe në vijim do të monitorohen dhe gjykohen për të vendosur Green Pass në ambiente të bar restoranteve”.

Por si do të kryhet kontrolli i Green Pass? Në shumë vende është një person përgjegjës i cili bën skanimin dhe verifikimin e  këtij dokumenti në hyrje të subjekteve.

“Sigurisht ne e kemi diskutuar dhe më herët që vendosja e certifikatës për Covid-19 edhe në nivelin e BE dhe ndërthurja e kësaj database me Bashkimin e Europian ka bërë që nga data 15 Shtatori, shkarkimi i kësaj certifikate përmban kodin dhe firmën e një sigurie të nivelit ndërkombëtar. Skanimi i certifikatës dhe shkarkimi në smartphone realizohen po monitorimi për hyrje daljet të popullatës që hyjnë dalin në këto subjekte do të vendoset me një udhëzues të caktuar për mënyrën e kontrollit të Green Pass-it në këtë subjekte”.

Deri tani 17 shtete kanë vendosur me detyrim përdorimin e Green Pass në hyrje të bare e restoranteve.

Ndërsa në rajon përdorimi i Green Pass për të hyrë në bare restorante dhe institucione është vendosur në Kosovë, Malin i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Greqi dhe Itali.

/Tv Klan

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat