16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeMerr flakë avioni i skuadrës së Arsenalit, anulohet me urgjencë udhëtimi

Merr flakë avioni i skuadrës së Arsenalit, anulohet me urgjencë udhëtimi

Rrugëtimi i skuadrës së femrave të Arsenalit që po ktheheshin nga një transfertë në Gjermani, mund të kishte përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Gazeta “Bild” publikon foton e momentit kur mjeti fluturues merr flakë gjatë nisjes në aeroportin e Wolsfburg-ut. Sipas tabloidit, njëri prej motorrëve shpërtheu në flakë në momentin që pilotët po kryenin procedurat për ngritjen e avionit në ajër.

Reagimi i ekuipazhit ishte i shpejtë pasi pilotët e anuluan menjëherë fluturimin ndërsa stafi i skuadrës dhe gjithë ekipi u evakuuan me shpejtësi. Pas hetimeve paraprake u mësua se shkak u bë një zog që përfundoi në motorrin e avionit gjatë momentit të ngritjes në ajër.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat