8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurizmi, mbi 1 milionë të huaj hynë në Shqipëri në 3-mujorin e...

Turizmi, mbi 1 milionë të huaj hynë në Shqipëri në 3-mujorin e parë të vitit

Shqipëria është vizituar nga mbi një milionë të huaj në 3-mujorin e parë të këtij viti duke konfirmuar kështu pritshmërinë pozitive të operatorëve.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vetëm për marsin hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë ishin mbi 39% më të larta në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tendenca e vizitorëve të huaj sa i takon rajoneve konfirmon atë që kanë nënvizuar më herët operatorët ku në tremujorin e parë vihet re një interes më i lartë i vizitorëve nga Azia me dyfishim në raport me një vit më parë.

Ndërkohë që rritje të dukshme kanë vizitorët nga Europa Jugore por edhe Qendrore.

Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individual.

Edhe nga Polonia që është kryesore për turizmin e organizuar në vend ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci.

Në Mars 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 369.935 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 8.952 dhe 2.183 shtetas”, raporton INSTAT.

Hyrjet në vend

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars 2023, janë 846.645. Ky tregues rezulton me një rritje 33,8%, krahasuar me Mars 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2023, janë 842.428, duke shënuar një rritje me 22,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vlerëson INSTAT.

Duke u ndalur tek analiza e hyrjeve INSTAT vlerëson se në mars numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 462.617. Ky numër është rritur me 29,6%, krahasuar me Mars 2022.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 384.028. Ky numër është rritur me 39,2%, krahasuar me Mars 2022. Gjatë tremujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.070.564. Ky numër është rritur me 59,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, thuhet në raport.

Daljet e shtetasve

Sipas INSTAT daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2023 janë 462.483.

Krahasuar me Mars 2022, ky tregues është rritur me 19,2%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2023, janë 379.945.

Krahasuar me Mars 2022, ky tregues është rritur me 26,2%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tremujorit të parë 2023, është 1.394.250, duke u rritur 32,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, nënvizon INSTAT.

LEXO EDHE: Mirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet që ju nevojiten në celularin tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat