11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë lirë dhe më mirë/ Toyota Hybrid, zgjedhja e duhur në këtë...

Më lirë dhe më mirë/ Toyota Hybrid, zgjedhja e duhur në këtë kohë krize

Lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të karburantit në vend ka bërë që shumë qytetarë të mendohen dy herë para se të përdorin automjetet e tyre.

Disa kanë zgjedhur të mos i përdorin fare, ndërsa shumë të tjerë po përpiqen të gjejnë rrugë alternative.

Për këtë arsye ne sot do të përpiqemi t’ju shpjegojmë se një prej tyre është edhe blerja e një makine hybrid.

Një makinë hybrid harxhon me pak se gjysma e makinave me motor klasik. Nëse me një makinë të zakonshme, për të bërë 100 km brenda në qytet, shpenzon të paktën mbi 8 apo 10 litra, një makinë hybrid me motor benzine 1.5L ka një konsum mesatar 3.0 litra.

Në botën perëndimore këto automjete përdoren si një armë ekologjike për të luftuar ndotjen e tepërt të ajrit.

TOYOTA, lidere në teknologjinë Hybrid

Kur një markë shet më shumë se 10 milionë makina në vetëm një vit, lind pyetja nëse ka ndonjë gjë që mund të sjellë krenari dhe kënaqësi më të madhe në familjen Toyota.

Gjigandi japonez e filloi revolucionin hybrid më shumë se dy dekada më parë dhe sot me të drejtë qëndron para konkurrencës.

Duke filluar me pionierin Prius qysh në vitin 1997, Toyota vazhdimisht përmirëson teknologjinë e saj hybrid dhe përveç zhvillimeve teknologjike që shtojnë karakteristikat, performancën dhe efikasitetin, modelet e reja të hedhura në treg kanë rritur akoma më tej interesin e blerësve. Toyota ofron një zgjedhje më ambientaliste dhe teknologji të përparuar për drejtuesit, duke filluar nga YARIS, COROLLA SEDAN, COROLLA HATCHBACK, COROLLA TOURING SPORTS, C-HR, CAMRY, deri tek krenaria SUV RAV4, apo HIGHLANDER, performanca hybrid e të cilëve, fitoi një popullaritet serioz në tregjet evropiane, duke përfshirë edhe atë shqiptar.

Statistikat thonë se në sajë të modeleve hybrid Toyota, për dy dekadat e fundit, janë kursyer rreth 30 miliard litra karburant, ndërsa emetimet CO2 janë zvogëluar me 85 milion ton. Shifrat impresionojnë dhe tregojnë qartë se automjetet hybrid po bëhen një zgjedhje logjike, sepse ato ofrojnë shumë përfitime në planin afatgjatë.

DETAJE TEKNIKE NGA TOYOTA HYBRID

MOTOR BENZINË E PAJISUR ME CIKËL ATKINSON

Zemra e makinës hybrid është motori benzinës i pajisur ​​me një cikël Atkinson. Karakteristika e tij është: me pak nxehtësi dhe performancë më të mirë në shpejtësi të mesme dhe të larta, gjë që e bën më efikase krahasuar me motorin klasik me benzinë.

 Pjesët kryesorë në makinën hybrid Toyota janë: motorët me benzinë ​​, një motor elektrik dhe një bateri. Komunikimi i përsosur midis tre elementëve i ofron drejtuesit një udhëtim relaksues, ekonomik dhe performancën e dëshiruar në çdo moment.

SI FUNKSIONON TEKNOLOGJIA HYBRID?

Nisja – Makina fillon lëvizjen duke përdorur vetëm motorin elektrik

Drejtimi normal – Sistemi hybrid kombinon burimet e energjisë

Përshpejtimi i plotë – Motorët klasikë dhe elektrikë punojnë njëkohësisht

Ngadalësim / Frenim – Bateria fillon të karikohet dhe motori me benzinë pushon së punuari

Sistemi i Toyota hybrid përdor teknologji të avancuar për të përshtatur në mënyrë të përkryer burimet e energjisë për të siguruar një konsum sa më të ulët.

Motori elektrik e drejton makinën hybrid me shpejtësi të ulët, një opsion veçanërisht i dobishëm për kushtet urbane me ndalesa të shpeshta ku rrallëherë ka nevojë për një shpejtësi më të lartë.

Qëllimi kryesor i teknologjisë Toyota hybrid është të shmangë përdorimin e karburantit në çdo situatë të mundshme, gjë që në praktikë do të thotë që nga pozicioni i parkimit deri tek drejtimi i disiplinuar në një shpejtësi të caktuar, përdoret vetëm motori elektrik, pa emetim të gazrave të dëmshëm dhe pa zhurmë. Me shpejtësi më të lartë, të dy motorët punojnë paralelisht.

Makina hybrid inteligjente, deaktivizon motorin e benzinës në çdo situatë të mundshme dhe veçanërisht pas reduktimit të shpejtësisë dhe akumolon energjinë kinetike të prodhuar nga aktivizimi i frenave.

Ku mund ta gjeni në Shqipëri?

Përfaqësuesi i vetëm i autorizuar i Toyota në Shqipëri është shoqëria ALTO Sh.p.k. – Toyota Albania në adresën: Autostrada Tiranë-Durrës Km.5.

Aty mund të shihni nga afër modelet më të reja të gjigandit aziatik dhe mos harroni: Toyota Albania ju jep mundësinë e një Test Drive para se të vendosni për makinën që do të blini.

Përveç servisit të vetëm të autorizuar, pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve origjinalë, Toyota Albania ofron si askund tjetër 10 VJET GARANCI për çdo automjet të blerë.

Për më shumë informacione:

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5

Web: www.toyotaalbania.al

Cel: +355 69 20 81 554

LEXO EDHE: E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat