11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy vite pandemi në Shqipëri / Si i ndihmoi SIGAL UNIQA mijëra...

Dy vite pandemi në Shqipëri / Si i ndihmoi SIGAL UNIQA mijëra qytetarë

Më 9 Mars 2020 u diagnostikuan dy rastet e para me Coronavirus, duke zyrtarizuar kështu prezencën e virusit Covid-19 edhe në Shqipëri.

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës dhe mbylli shkollat, universitetet dhe të gjitha bizneset me përjashtim të farmacive, dyqaneve ushqimore dhe furrave të bukës.

Më 11 Mars 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 një pandemi.

Po ashtu, më 11 Mars në vendin tonë u vendos karantinë totale. Bizneset u mbyllën ndërkohë që qytetarët mund të lëviznin vetëm për arsye të rëndësishme dhe duke u pajisur me leje nga sistemi e-Albania.

Të dhënat për virusin ishin shumë të pakta dhe frika e qytetarëve ishte më e madhe.

Me heqjen e karantinës rastet me Covid u shtuan. Po ashtu dhe viktimat.

Spitali infektiv ka qenë përherë spitali kryesor për trajtimin  e pacientëve me koronavirus, por gjatë pikut më të lartë të pandemisë ishte i hapur edhe spitali “Shefqet Ndroqi” dhe dy spitalet e tjera të dedikuara për Covid.

Ndërkohë që gjatë fillimit të 2021 edhe spitalet rajonale u hapën për pacientët pasi u tejkaluan kapacitetet.

Në ditët më të errëta të pandemisë në vendin tonë kanë qenë të shtruar 700 pacientë ndërsa gjatë 24 orëve Ministria e Shëndetësisë raportonte për një numër të lartë pacientësh që nuk e fitonin dot betejën me virusin.

Periudha e Janar-Mars 2021 ka pas vdekshmërinë më të lartë me 21 vdekje në ditë. Në atë periudhë në vendin tonë qarkullonte varianti Alfa ose siç njihej ndryshe “varianti britanik”.

Në fillim të 2021, e gjithë bota por edhe shqiptarët, shpresën e vetme e kishin te vaksinimi. Më 11 Janar 2021 në Shqipëri nisi procesi i vaksinimit, ndërsa gjatë verës nisi variant Delta i cili ishte më infektues.

Ndërsa gjatë vitit 2022 vijon të qarkullojë mutacioni “Omicron”, i cili tashmë e ka humbur fuqinë dhe të shtruar në spital ka rreth 40 pacientë. Në ditë shtrohen 4-5 pacientë në ditë. Brenda një periudhe të shkurtër pritet që të gjithë pacientet të zhvendosen në spitalin Covid 3, për t’i hapur rrugën projektit zhvillimor të Spitalit Infektiv.

SI NDIHMOI SIGAL UNIQA mijëra klientë të prekur nga COVID-19

Gjatë këtyre dy viteve shumë të vështirë, jo vetëm për vendin tonë, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria ndihmoi mijëra klientë përmes produkteve të saj.

Gjatë vitit 2020, SIGAL UNIQA pagoi 137 mijë euro te klientët e saj, të prekur nga virusi COVID-19, të cilët morën kurim të specializuar në spitalet më të mira të Europës, përfshirë Austrinë, Italinë apo Turqinë.

Një vit më pas, gjatë 2021, kur edhe situate u bë më e rënduar, SIGAL shtoi dëmshpërblimet për klientët e saj duke paguar 354 mijë euro, për një total të përgjithshëm, përfshirë edhe vitin që jemi, mbi 500 mijë euro.

LEXO EDHEMë të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara

Çfarë mbulon Sigurimi “COVID +” nga SIGAL UNIQA?

a) Trajtime në spitale e klinika private brenda dhe jashtë vendit

b) 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë

c) 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID deri në ekzaminimin e dytë negativ.

d) 20 mijë lekë shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.

e) Shpenzimet per kryerjen e Tamponit

f) 1 milionë lekë në rast humbje jete

Por SIGAL UNIQA nuk u ndal me kaq. Ajo ofroi për çdo familje që ka një nxënës apo student: “Sigurimin e nxënësve dhe studentëve”, që mbulon:

a) Shpenzimet mjekësore deri në 100,000 Lekë

b) Shpenzimet spitalore dhe shpenzimet në rast mjekimi në shtëpi për Covid deri ne 120 mije leke.

c) Sigurimin e jetës së prindit nga aksidentet dhe nga pasojat e COVID 19, deri në 1,000,000 Lekë

Ndërkohë, prej kohësh tashmë, SIGAL UNIQA ka sjellë në treg shërbimin mjekësor dhe teknologjik më të avancuar: “TELESHËNDET”.

TeleShëndet, një aplikacion për telefon celular, mundëson komunikimin 24 orë në ditë, 7 ditë të javës me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Pa harruar edhe benefitet shtesë, të cilat përfshijnë ulje të konsiderueshme për check up, analiza e shumë shërbime të tjera në klinikat private më të mira në vend.

LEXO EDHEZgjerohet rrjeti i klinikave dhe spitaleve, tani më shumë përfitime me TeleShëndet

SIGAL UNIQA dhuroi një aparat radiografik të lëvizshëm për spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

Gjatë kohës kur spitali “Shefqet Ndoqi”, i njohur masivisht si Sanatoriumi, mbante një peshë të konsiderueshme të të prekurve me COVID-19 në vendin tonë, SIGAL UNIQA Group Austria me iniciativë të themeluesit dhe CEO-s së saj z.Avni Ponari, dhuroi një aparat radiografik të lëvizshëm për spitalin, i cili lehtësoi jo vetëm punën e stafit por edhe të pacientëve të cilët e kryenin këtë shërbim pa qenë nevoja të lëviznin nga dhoma e tyre.

JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Në 23 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL UNIQA është bërë e njohur jo vetëm për korrektësinë dhe seriozitetin në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve, të cilat u kanë ardhur në ndihmë mijëra qytetarëve.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një partner i qytetarëve për një jetë të shëndetshme dhe të sigurt.

LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat