11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 6,500 raste të reja çdo vit/ Tumoret më të përhapura dhe...

Mbi 6,500 raste të reja çdo vit/ Tumoret më të përhapura dhe qarqet më të prekura në Shqipëri

Sëmundjet tumorale në Shqipëri po pësojnë rritje.

Pothuajse çdo vit në Shqipëri regjistrohen mbi 6,500 raste të reja me kancer.

Një studim i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se, tumoret me numër më të shpeshtë të rasteve të reja të diagnostikuara në Shqipëri janë kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit dhe tumoret e lëkurës.

Këto tumore së bashku përbëjnë pothuaj 40% të të gjitha tumoreve të reja të raportuara nga sistemi shëndetësor.

Kanceri i lëkurës dhe i mushkërisë zënë peshën kryesore, përkatësisht me 16 dhe 13 %.

Meshkujt janë në risk më të lartë, si për t’u prekur nga tumoret edhe për të humbur jetën prej tyre.

Veç të tjerash, ky fakt dëshmon edhe ekspozimin më të lartë të meshkujve ndaj faktorëve risk, apo prevalencën më të lartë mes tyre të sjelljeve më pak të shëndetshme.

Incidenca e kancerit të mushkërive është mbi 4 herë më e lartë në meshkujt krahasuar me femrat.

Shtrimet në spital nga tumoret kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si për meshkujt edhe për femrat.

Tirana, Gjirokastra, Fieri dhe Berati janë qarqet me incidencë përgjithësisht më të lartë vjetore të tumoreve, ndërsa Shkodra, Vlora, Dibra dhe deri diku Durrësi raportojnë incidencë më të ulët.

Niveli i incidencës në qarkun e Tiranës është pak më i lartë se mesatarja e vendit dhe rastet e reja për Tiranën përbëjnë barrën më të madhe (mbi 31%) të totalit të rasteve të raportuara nga gjithë vendi.

Raportet e fundit të publikuara nga kompanitë e mëdha të sigurimeve, tregojnë që kanceri po bëhet çdo ditë e më i rrezikshëm dhe po shfaqet në një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Vendet e komunitetit europian kanë shkuar deri në një nga dy veta me shfaqje të kancerit; në vendet e tjera të Europës edhe një në tre, një në katër. Pra flasim për shifra që duhen marrë në konsideratë.

Mbi këtë bazë SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, ofron dy paketa sigurimi, që i dedikohen pikërisht sëmundjeve të rënda: Sigurimi Anti-Tumor dhe Jetë Plus apo “Check UP sipas Protokollit Japonez”. Produke këto unike për Shqipërinë dhe jo vetëm.

ÇFARË MUNDËSOJNË ATO?

Paketa e sigurimit “Jetë Plus” mbulon 5 sëmundje të rënda: tumorin malinj, ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, ndërhyrjet kirurgjikale në kokë, ndërhyrjet në shtyllën kurrizore dhe transplantin nga një dhurues i gjallë.

Kjo paketë Sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore, për këdo që ka nevojë, në të gjithë botën. Ndërsa ofron gjithashtu edhe mundësinë e “Opinionit të dytë Mjekësor.

Për shkak të territorit të madh që mbulon, ka një mbulim tejet të zgjeruar i cili arrin deri në 1 milion Euro.

Po Sigurimi anti-Tumor?

Nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë. Dhe varion nga 5 mijë deri në 500 mijë euro.

Privilegji i të pasurit Policën “Anti-Tumor” dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat.

Polica “Anti Tumor” ka një çmim në varësi të moshës dhe gjinisë të të siguruarit.

Shërbimi i “Opinionit të Dytë Mjekësor”

Opinioni i dytë mjekësor i shërben çdo pacienti, i cili para një ndërhyrjeje kirurgjikale duhet të ketë të konfirmuar planin e trajtimit dhe diagnozën që ka. SIGAL UNIQA i mundëson të siguruarit që këtë opinion ta marrë në qendra më të specializuara të botës.

Opinioni i Dytë Mjekësor e garanton të siguruarin që trajtimi që po merr është i duhuri, ai me të cilin shërimi është më i mundshëm.

Te SIGAL UNIQA gjeni edhe “Check Up sipas protokollit japonez”. Çfarë do të thotë kjo?

“Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”

Nën këtë moto kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, ka ditur që gjatë 25 viteve të aktivitetit të saj të sjellë për klientët e saj produktet më të mira të sigurimit, kryesisht atij shëndetësor, për ti dhënë mundësinë kujtdo të mbajë nën kontroll parametrat shëndetësorë por edhe të kurohet në klinikat dhe spitalet më të mira në Shqipëri, Evropë dhe botë.

Një prej këtyre produkteve është edhe “Check Up-i sipas Protokollit Japonez”, unik për tregun shqoptar e rjonal të sigurimeve dhe që mundëson zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve , përfshirë edhe ato të rënda siç është edhe kanceri, duke ulur kështu në maksimum rrezikun.

Analizat që mundëson“Check UP-i sipas Protokollit Japonez”

LISTA E PLOTË

Kush duhet t’i kryejë këto analiza?

Individë me:

  • Historik kanceri në familje
  • Stil jetese jo të shëndetshme
  • Moshat mbi 40 vjeç
  • Femra
  • Personat që mendojnë se vuajnë nga simptoma të padiagnostikuara
  • Që kanë ngarkesë në punë

Si e ofron SIGAL UNIQA këtë mundësi unike?

Përmes aplikacionit “TeleShëndet”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, klientët e SIGAL UNIQA jo vetëm që mund të komunikojnë me mjekun 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, të përfitojnë nga uljet dhe bonuset por edhe të kryejnë “CHECK UP-in sipas Protokollit Japonez” në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri.

Nxitoni dhe bëjeni tuajin këtë mundësi që në Shqipëri nuk e ofron askush përveç SIGAL UNIQA Group Austria-s. Blijeni ONLINE tani!

LEXO EDHE: “Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

Për çdo pyetje mund të shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat