13.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident tek "Kthesa e Patosit", makina përplas për vdekje 50 vjeçarin

Aksident tek “Kthesa e Patosit”, makina përplas për vdekje 50 vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë “Kthesës së Patosit” në Fier. .

Një automjet ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, përdoruesi i biçikletës, 50 vjeç, ka ndërruar jetë. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për hetime të tjera.

“Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Patosit’, automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njoftonte Policia e Fierit.

LEXO EDHE: Rriten aksidentet gjatë shkurtit/ 88 aksidente rrugore, 123 persona të aksidentuar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat