8.5 C
Tirana
Thursday, November 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKrimet kibernetike, Eksperti: Kujdes nga sistemet wireless të pasigurtë. Zgjidhja që ofron...

Krimet kibernetike, Eksperti: Kujdes nga sistemet wireless të pasigurtë. Zgjidhja që ofron SIGAL UNIQA

Ndërsa krimi kibernetik po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në vend për shkak të përdorimit masiv të smartfonëve e kompjuterëve, qytetarët ende e njohin pak këtë rrezik ashtu si dhe mënyrat për t’u mbrojtur prej tij.

Në një intervistë për Vetting.al, eksperti i teknologjisë së informacionit Rubin Haxhiymeri thotë se mënyrat më të thjeshta për t’u mbrojtur nisin që nga evitimi i rrjeteve wireless të pasigurtë, të cilat mund të shfrytëzohen për t’u vjedhur e keqpërdorur të dhënat personale.

Por sa e mbrojtur është Shqipëria, si anëtare e NATO-s përballë sulmeve të krimit kibernetik nga shtetet e tjera?
Në strategjinë kombëtare të sigurisë Kibernetike të hedhur për konsultim vihet re se Shqipëria është e ekspozuar dhe se mungojnë strukturat dhe mbi të gjitha kërkohet që të ketë më tepër për ngritjen e strukturave të posaçme që duhet t’i përgjigjen sulmeve kibernetike.
Shqipëria ashtu dhe si shtetet e tjera, është në shumë raste viktimë e veprimtarisë keqdashëse kibernetike, të kryer nga aktorë kriminalë, duke përfshirë aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë, që mund të përdorin infrastrukturën e rrjetit në Shqipëri dhe jashtë saj. Së bashku me përmirësimin e Internetit, Shqipëria ka parë gjithashtu shfaqjen e formave të ndryshme të krimit kibernetik. Format e zakonshme të krimit kibernetik që mbizotërojnë në Shqipëri, përfshijnë mashtrimet që lidhen me Internet banking, të tilla si “phishing” dhe “spam”.
6 në 10 nga bizneset e vogla të marra në studim kanë patur një eksperiencë me sulmet kibernetike.
Bizneset e vogla po vendosin veten në rrezik duke nënvlerësuar ndikimin e madh që një sulm kibernetik mund të ketë në reputacionin e tyre.
Pavarësisht faktit se një pjesë e madhe e bizneseve të marra në studim mendojnë vazhdimisht për reputacionin e tyre, ata nuk e konsiderojnë faktin se si një sulm kibernetik mund të ndikojë në biznesin e tyre.
Në fakt, 23% e kompanive të vëzhguara që nuk kanë patur eksperienca të mëparshme me sulmet kibernetike shprehen se dëmi që shkakton një sulm kibernetik duhet marrë në konsideratë. Më pak se gjysma e këtyre bizneseve mendojnë se një sulm kibernetik mund t’i dekurajojë konsumatorët për të qëndruar si klient në të ardhmen.
Në realitet, bizneset e vogla janë duke e nënvlerësuar impaktin e vërtet që sjell një sulm kibernetik. Pjesa më e madhe e konsumatorëve (58%) të marrë në studim shprehen se një thyerje e sigurisë do t’i dekurajonte për vazhdimësinë e biznesit.
Bizneset të cilët kanë pësuar një sulm kibernetik, kanë patur këto pasoja:

1. Dëmtim të markës;
2. Humbje klientele;
3. Kanë humbur mundësinë për të tërhequr klientelë të re;
4. Kanë humbur mundësinë për të zgjeruar aktivitetet e tyre.

Kostot e sulmeve kibernetike

Kostoja mesatare e një sulmi kibernetikë sot llogaritet 1.6 milionë dollarë ndërsa në një të ardhme jo të largët ajo mund të arrijë në trilionë dollarë.

Një studim i kryer përllogarit koston e krimit kibernetik bazuar në atë çfarë një organizatë shpenzon për të zbuluar, hetuar, përballuar dhe rikuperuar një sulm kibernetike përgjatë një periudhe 4 javore. Sulme të tjera në rritje ishin edhe ato me phishing dhe inixhinieri sociale duke shkuar në 1.4 milionë dollarë për organizatë.

Kostot më të lartë i patën kompanitë Amerikane deri në 27.4 milionë dollarë për organizatë. Japonia ishte e dyta me kosto prej 13.6 milionë dollarë për organizatë dhe Britania me 11.5 milionë. Organizatat në Brazil dhe Kanada shpenzonin mesatarisht 7.2 dhe 6.8 miliardë dollarë për organizatë në përballimin e këtyre sulmeve.

ZGJIDHJA QË OFRON SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

Në një kohë kur bota digjitale e bën infrakstrukturën tuaj të IT-së më të goditshme se sa kurrë më parë, ju mund të ndjeheni sikur jeni vetëm.

Por, ja që nuk është kështu. Me SIGAL UNIQA në krahun tuaj, ju mund të takoheni me të ardhmen dixhitale me vetbesim.

Më shumë se 15 vite më parë, kur të tjerët ende i shihnin risqet kibernetike si të panjohura, dhe rrjedhimisht të pasigurueshme, ne po investonim me besim në një ekip ekspertësh kibernetikë me trajnimin dhe të dhënat për të kuptuar tendencat dhe për t’i paraprirë çdo risku të ri.

Qoftë nëse ju jeni një sigurues që po kërkoni të zgjeroni kufijtë e sigurimit kibernetik, apo nëse jeni një pronar biznesi në kërkim të mbrojtjes së parave, kohës, dhe reputacionit të humbura si pasojë e kërcënime kibernetike, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

SIGAL UNIQA ka ekspertizën dhe të dhënat që ju nevojiten për të qënë të informuar dhe për të ofruar zgjidhjet që kërkoni për ta mbajtur organizatën dhe klientët tuaj të sigurt dhe të qetë, pavarësisht se me çfarë përballen në rrugën e tyre.

E ARDHMJA DIXHITALE ËSHTË TANI. ECNI PËRPARA ME VETBESIM ME SIGAL UNIQA NË KRAHUN TUAJ.

Lexo edhe: Blerjet në internet dhe krimet kibernetike / Policia: Mënyrat e sigurisë gjatë transaksioneve online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat