13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Mbi 300 tituj librash, mbi 50 mijë përdorues"/ SIGAL Audiobooks, libraria digjitale...

“Mbi 300 tituj librash, mbi 50 mijë përdorues”/ SIGAL Audiobooks, libraria digjitale FALAS për të gjithë shqiptarët

SIGAL UNIQA Group Austria është jo vetëm kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri por edhe kompania më novatore, pararojë e zhvillimeve teknologjike.

Si e tillë, shumë institucione, arsimore dhe biznesi, i referohen si një shembull për tu ndjekur në zhvillimet teknologjike, në shërbimin ndaj klientit dhe në menaxhimin dhe lidershipin.

Kompania lider e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve me një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e jetës së tyre, por edhe pasurimin e anës mendore dhe shpirtërore.

Një prej këtyre projekteve është edhe “AudioBooks”, platforma e parë dixhitale e librave audio në shqip.

Për këtë folur mbi këtë nismë të SIGAL UNIQA dhe Drejtorit të saj të Përgjithshëm z. Avni Ponari, të ftuar në Shijak Televizion ishin Tereza Kokona, teknike dhe edituese e librave në SIGAL Audiobooks dhe Nikolin Metaj, menaxher për web dhe marketing digjital në SIGAL UNIQA Group Austria.

Sipas Metajt, “SIGAL Audiobooks” sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, ndërsa janë 50 mijë përdorues besnikë të platformës.

Audiobooks.al është platforma e parë për dëgjimin e librave në Shqipëri. Kjo është krijuar nga z. Avni Ponari. Sponsor general SIGAL UNIQA Group Austria. Është një nismë e kësaj kompanie sigurimesh. Çdo person në Shqipëri, në botë, në diasporë mund të dëgjijë libra falas në gjuhën shqipe. Është një librari digjitale. Janë mbi 300 tituj librash tashmë në platformën tonë. Dhe kemi mbi 50 mijë përdorues që na dëgjojnë çdo ditë.

Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkoni te pjesa e Login dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej përdoruesve. Dhe mund të dëgjoni mbi 300 tituj librash në çdo moment të ditës”, shpjegoi Metaj.

Ndërsa Tereza Kokona shpjegoi larmishmërinë e kategorive të librave që ofron kjo platformë.

Duhet theksuar që është vetëm në shqip. Dhe një gjë shumë e rëndësishme është që jemi falas. Gjithë kjo platformë, gjithë kjo risi vjen falas te dëgjuesi. Nuk duhet të paguash asgjë. Thjesht merrni atë telefonin, regjistrohuni dhe dëgjoni librin tuaj të preferuar. Çfarëdo lloj libri, roman, poezi… Search titullin e librit, kategorinë ku do të dëgjosh. Mund të jesh fan i historisë, kulturës, shkencës… Ku e ndjeni ju veten më mirë”, shpjegoi Tereza Kokona, teknike dhe edituese e Sigal Audiobooks.

Më pas, ajo shpjegoi edhe rrugën se si librat fizikë kalohen audio në “SIGAL Audiobooks” duke respektuar edhe të drejtën e autorit apo Shtëpisë Botuese.

Librat që janë në platformën “Audiobooks.al” janë libra të përzgjedhur në bashkëpunim me shtëpitë botuese apo edhe me dëshirën e autorëve. Kooperimi është i thjeshtë. Autori kërkon të ketë një bashkëpunim me ne. Jep gjithë të drejtat e tij mbi librin. E drejta e autorit është kushti bazë. Nuk ka shkelje ligji dhe nuk bëjmë asgjë pa të drejtën e autorit. Përzgjedhim librat që kanë influencë”, tha Kokona.

Platforma ka për qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe.

Në fund edhe një thirrje të gjithë autorëve shqiptarë, kudo ndodhen, ti bashkohen kësaj platforme që synon ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe:

“I bëj thirrje të gjithë autorëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe autorëve më me zë, mund të shkruajnë një e-mail në [email protected] dhe do komunikojmë së bashku”.

Në fund të vitit të shkuar, SIGAL AudioBooks u promovua edhe para shqiptarëve të SHBA në një event të organizuar nga Shoqata Panshqiptare Vatra.

LEXO EDHE: Një platformë që foli shqip në zemër të New York-ut/ “SIGAL Audiobooks”, një kujtim i bukur nëntori për shqiptarët e SHBA

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani SIGAL Audiobooks në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.

Emisioni i plotë:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat