17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeDhjetëra viktima nga moti i keq në Kaliforni

Dhjetëra viktima nga moti i keq në Kaliforni

Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhitë e fuqishme ka nisur pastrimi dhe riparimi i dëmeve teksa në disa zona reshjet e shiut janë zbutur edhe pse në veri pritet sërish stuhi sot ndërsa moti i keq parashikohet të vazhdojë edhe ditën e premte.

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e fenomenit të njohur si “lum atmosferik” ndërsa numri i viktimave pritet të rritet, tha guvernatori Gavin Newsom të martën teksa vizitoi qytetin e Kapitolas në Santa Kruz që pësoi përmbytje të fuqishme javën e kaluar.

“Kemi mbetur pa fjalë, presim që stuhitë të vijojnë deri në 18 janar. Presim që fenomeni i “lumit atmosferik” të ndodhë edhe 3 herë të tjera, në forma dhe sasi të ndryshme në zona të ndryshme të shtetit. Stuhia është shtrirë në pjesën më të madhe te shtetit”, tha Gavin Newsom, Guvernator i Kalifornisë.

Mes viktimave është edhe një djalë i vogël i cili ende nuk është gjetur.

I mituri u mor nga ujërat e rrëmbyer teksa ishte në makinë me të ëmën, e cila u arrit të shpëtohej nga kalimtarët e rastit. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë vetëm një prej këpucëve të të miturit.

Banorë të Kalifornisë thonë se kanë humbur gjithçka nga përmbytjet.

“Duhet të ikja menjëherë. Po të kisha qëndruar dhe pak, ekipet e shpëtimit nuk do kishin arritur të më ndihmonin”, tha Selena Flores, banore e Kalifornisë.

“Jam 41 vjeç dhe nuk kam parë asnjeherë të ndodhë diçka e këtillë këtu në Ventura”. Humbëm shtëpitë dhe gjithçka që kishim”, tha Jena Flores, banore e Kalifornisë.

Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar hapjen e gropave gjigante, duke thithur brenda dhjetra automjete.

Mbi 50 mijë banorë kishin marrë urdhër të evakuoheshin. 10 mijë prej tyre janë lejuar të rikthehen. Më shumë se 110 mijë banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike. /VOA

LEXO EDHE: “Preken bujqësia dhe shërbimet”, FMN: Ndryshimet klimatike rrezikojnë popullsinë dhe ekonominë shqiptare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat