10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë platformë që foli shqip në zemër të New York-ut/ "SIGAL Audiobooks",...

Një platformë që foli shqip në zemër të New York-ut/ “SIGAL Audiobooks”, një kujtim i bukur nëntori për shqiptarët e SHBA

Kur jemi në prag të festës së 28 Nëntorit dhe 110-vjetorit të Pavarësisë, dhjetëra shqiptaro -amerikanë u mblodhën në qendrën “Illyria në New York, në një veprimtari me vlera të shumta kulturore, gjuhësore dhe edukative.

Me iniciativën e ish-Ambasadorit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha, në bashkëpunim me Shkollën shqipe “Children of the Eagle”, Federatën Panshqiptare Vatra, përreth dy orë u shpalosën detaje rreth Platformës Audiobooks.al, platformë kjo që u lançua disa vite më parë nga gjigandi i tregut shqiptar në fushën e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria dhe nën kujdesin e veçantë të CEO-s së saj, z. Avni Ponari.

Takimi u përshëndet nga Presidenti i Nderit të Federatës Vatra, z. Agim Rexha i cili kujtoi duke falenderuar kujdesin sistematik të zotit Avni Ponari ndaj Vatrës.

Drejtuesja e shkollës Shqipe “Children of the Eagle”, zonja Drita Gjongecaj bëri një prezantim të detajuar të punës së saj dhe të stafit të saj, prindërve dhe nxënësve në këtë proçes plot sfida ku roli i platformave të tilla ka impakte në kushtet e ritmeve dinamike të kohëve që jetojmë.

Në përmbyllje të kësaj veprimtarie në skenë u ngjitën nxënësit e shkollës shqipe “Children of the Eagle”, të cilët interpretuan në gjuhën shqipe dhe kërcyen vallet tradicionale shqiptare veshur me kostumet e mrekullueshme kombëtare.

Të pranishmit ndoqën edhe një prej koncerteve nga Orkestra e Harqeve SIGAL, mbajtur mes bukurive të Valbonës në Tropojë.

Duartrokitjet e sallës plot, ishin efekti më i mirë i këtij eventi i cili u përmbyll me një kokteil nga SIGAL UNIQA dhe shpërndarjen e stilolapsave që kjo kompani i bëri dhuratë të pranishmëve mbi të cilat dalloheshin simbolet e Vatrës, “Children of the eagle”, Audiobooks dhe SIGAL UNIQA Group Austria si një kujtim i bukur i këtij nëntori që i bashkoi shqiptarët mes një platforme që flet shqip në zemër të New York-ut.

Përkrah veprimtarisë së saj financiare dhe ekonomike, SIGAL UNIQA Group Austria është gjendur gjithmonë pranë komunitetit me sponsorizimet e saj në fusha të ndryshme.

Kujdesi i veçantë që SIGAL UNIQA tregon për komunitetin, sigurinë dhe shëndetin e tyre, artin, kulturën apo sportin materializohet edhe në platformën Audiobooks.al, ku përmes një aplikacioni të thjeshtë çdokush mundet të ndjekë autorët që dëshiron mes veprave të lexuara nga aktorë të njohur shqiptarë.

SIGAL AudioBooks” është platforma e parë dixhitale e librave audio, që sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, FALAS, librat e autorëve më të njohur, shqiptarë dhe të huaj.

Te “SIGAL Audiobooks” e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten moshës së tyre dhe deri tek të rriturit, që mund të dëgjojnë romane, histori, kulturë, e plot libra interesantë dhe me vlera të mëdha.

Librat vijnë tek ju nëpërmjet zërave të njohur të personazheve që kanë shumë vite eksperiencë në gazetari dhe jetën publike, dhe me profesionalizmin dhe zërin e tyre unik përcjellin tek çdo dëgjues librat më të mirë të epokës moderne, si dhe të historisë e kulturës së vjetër mesjetare e të rilindjes.

Platforma ka për qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe.

Shifra mbi “SIGAL UNIQA Audiobooks”

  • Mbi 300 libra FALAS
  • Mbi 50,000 përdorues besnikë

Gjeografia e përdoruesve:

  • Shqipëri: 52,12%
  • Kosovë: 25,69%
  • Maqedoni e Veriut: 7,41%
  • SHBA: 2,73%
  • Gjermani: 2,10%
  • Itali: 1,77%
  • Greqi: 1,33%
  • Britani e Madhe: 0,91%
  • Të tjerat: 14,78%

Kush nuk e ka bërë, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe të marrë  librarinë kudo me vete, në makinë, punë e kudo tjetër.

LEXO EDHEProfesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat