27.5 C
Tirana
Thursday, May 9, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLëkundje të forta sizmike shkundin sërish Shqipërinë/ Sa shumë nevojë kemi për...

Lëkundje të forta sizmike shkundin sërish Shqipërinë/ Sa shumë nevojë kemi për Sigurimin nga Tërmetet

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në disa qytete të Shqipërisë.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në juglindje të Burrelit, 23 kilometra në verilindje të Tiranës.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, fillimisht, tërmeti është raportuar se ishte 5,24 rihter, ndërsa më pas është saktësuar në 4,7 rihter.

Ndërkohë, lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 4,1 rihter.

LEXO EDHE: “Ka pasur rreth 62 pasgoditje”, flet sizmiologu: Aktiviteti ka nisur që më datën 12

Nuk mungojnë dëmet materiale

Paniku ka mbërthyer banorët, kryesisht në zonat pranë epiqendrës aty ku lëkundjet janë ndjerë më të forta, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta në Xibër të bashkisë Klos.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”.

Shqipëria, zonë me aktivitet të lartë sizmik

Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike. Ajo është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme.

Këtë fakt e pohon edhe Rrapo Ormeni, specialist shqiptar në fushën e sizmologjisë, me një veprimtari afro 40 vjeçare në këtë fushë.

Rrapo Ormeni: “Vendi ynë është një vend i dalluar në Europë për aktivitetin e tij sizmik, i cili ndodh kryesisht në disa breza sizmogjen siç është ai Adriatiko-Jonian, brezi Korçë-Ohër-Peshkopi dhe brezi Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër”. Në këto breza bien tërmete me magnituda të mëdha siç ka qenë tërmeti i vitit 1979 me magnitudë 6.9 të shkallës rihter, tërmeti i Durrësit i vitit 2019 me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter. Po ashtu edhe tërmeti i vitit 1967 në Peshkopi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter”.

Rëndësia e të qënurit të siguruar

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e pronës suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti.

“Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Sigurimet na rikthejnë financiarisht në gjendjen para ndodhisë. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar. Çmimi i sigurimit të pronës nis nga vetëm 5000 Lekë në vit”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari.

Çfarë është sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale.

Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin.

Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje edhe ndërkombëtare, shumë tërmete të vogla kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë.

Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm.

Nëse do të shikojmë statistikat, vëtëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do të ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Nuk ka ndërgjegjësim qytetar – Sigurimet e Pronës modeste në 2022, vetëm 17 mln $

Ndërsa vitit 2022 riktheu në vëmendjen e qytetarëve por edhe të Qeverisë rrëzikun e përbytjeve, mbetet shumë i ulët numri i qytetarëve që sigurojnë pronat nga fatkeqësitë natyrore.

Deri në fund të nëntorit të vitit që sapo lamë pas, janë paguar në total 1.7 miliardë lekë, apo afërsisht 17 milionë $ në portofolin e tregut të sigurimeve “Zjarri dhe fatkeqësitë e natyrës”.

Rritje modeste krahasuar me një vit më parë, kur totali ishte afërisht 16 milionë dollarë.

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, në portofolin sigurimi nga “Zjarri dhe Forcat e Natyrës”, gjatë periudhës janar-nëntor 2022, vihet re një rritje prej 5.44% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.73% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021.

Për t’u theksuar është gjithashtu se ky volum kontratash i dedikohet sistemit bankar, i cili vë kusht Sigurimin e Pronës nga fatkeqësitë për miratimin e kredive.

Siguracioni i Pronës, tashmë një klik larg

Siguracionin e Pronës, Shëndetit apo Automjetuit tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Dje, sot, nesër… SIGAL UNIQA gjithmonë krah klientit

Më shumë se 3 vite më parë, Shqipëria do të goditej një tërmet shkatërrues me forcë të jashtëzakonshme, magnituda e të cilit ishte 6.4 e shkallës Rihter.

U dëmtuan 95 mijë banesa, 11 mijë u bënë të pabanueshme, ndërsa u prekën mbi 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit. Ndërkohë që nga dëmet nuk shpëtuan as biznese të ndryshme.

Dëme të mëdha u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe në Thumanë të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit.

Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti. Qyteti i Laçit u dëmtua gjerësisht.

Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin SIGAL UNIQA Group Austria tregoi edhe njëherë se ajo është kompania lider në sigurime.

Qindra punonjës të SIGAL ishin në zonat e prekura nga tërmeti, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, për të bërë të mundur identifikimin dhe dëmshpërblimin e pronave të dëmtuara në një kohë sa më të shpejtë.

Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë. Si asnjë kompani tjetër sigurimesh, SIGAL UNIQA Group Austria dëmshpërbleu në një kohë rekord mbi 2000 familje dhe biznese në një shumë që i kalon 10 milionë eurot.

Të jesh gjithmonë pranë klientëve. Tu japësh çfarë kërkojnë dhe u nevojiten. Të paguash dëmet në kohë dhe të ecësh me hapin e kohës. Ky është çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA Group Austria-n.

Këtë fakt e pranojnë me gojën e tyre vetë klientët.

Edhe unë si shumë shqiptarë të tjerë pata dëmtime nga tërmeti 2019 në pronën time dhe dëmshpërblimi nga këto dëmtime më është kryer nga SIGAL UNIQA Group Austria në një kohë shumë rekord. Këshilloj të gjithë shqiptarët që, si unë, të kryejnë sigurimin e pronës pranë kësaj kompanie pasi është një kompanie serioze dhe e përgjegjshme“, shprehet Edmond Abdyli, klient.

Zgjodha SIGAL-in sepse SIGAL për mua është një kompani që ja vlen besimi që i jep klienti”, thotë ndër të tjera Ermira Gjonça, biznesmene dhe kliente e SIGAL UNIQA-s.

Siguroni pronën tuaj nga tërmeti dhe jo vetëm. Por mos harroni! Aq e rëndësishme sa sigurimi i pronës tuaj, është dhe kompania që zgjidhni. SIGAL, pjesë e “UNIQA INSURANCE Group”, është një garanci më shumë për sigurinë tuaj.

Për çdo pyetje, kontaktoni në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Një ‘kamerdare’ shpëtimi/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, partneri ideal i shqiptarëve për Sigurimin e Pronës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat