19.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Ka pasur rreth 62 pasgoditje", flet sizmiologu: Aktiviteti ka nisur që më...

“Ka pasur rreth 62 pasgoditje”, flet sizmiologu: Aktiviteti ka nisur që më datën 12

Sizmiologu Edmond Dushi ka folur në lidhje me tërmetin që “shkundi” vendin mbrëmjen e djeshme, por që shkaktoi dhe panik tek qytetarët.

Ai tregoi se deri tani ka rreth 62 pasgoditje ndërsa magnituda ka ardhur duke u zvogëluar. Sizmiologu u shpreh se Shqipëria është një vend me lëkundje të shpeshta sizmike dhe se qytetarët duhet të jenë të parapërgatitur.

Tërmeti që u regjistruar kishte një magnitude 4.7 të shkallës rihter, ndërsa 5.5 ballë. Kur flasim për rihter është ajo cfarë pajisjet regjistrojnë, ndërsa ballë është efekti në zonën ku bie.

Aktiviteti ka nisur kohë më parë që në datën 12. Ka pasur një frenim ditën e djeshme dhe kjo shënoi atë tendencën për të pasur magnitudë të madhe. Deri tani kemi rreth 62 pasgoditje dhe magnituda ka ardhur duke u zvogëluar.

Deri në një farë magnitude pritet të mos ketë efekte dhe më tej të ketë ndjeshmëri. Ne i klasifikojmë në disa klasa, në bazë të magnitudave.

Ne nuk jemi në pozicion që të japim një alert disa sekonda përpara. Qytetarët duhet të parapërgatiten. Jetojmë në një vend që dukuria sizmike është prezente, duhet të jemi të organizuar në shtëpi, ku është këndi apo pozicioni më i sigurt, të evitojmë ashensorët, apo shkallët. Të ulim automatin apo edhe gazin. Tërmeti ka qenë 21 sekonda”, tha Dushi.

LEXO EDHELëkundje të forta sizmike shkundin sërish Shqipërinë/ Sa shumë nevojë kemi për Sigurimin nga Tërmetet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat