19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLë pas Serbinë dhe Bullgarinë/ "Rinasi" bëhet aeroporti më i madh në...

Lë pas Serbinë dhe Bullgarinë/ “Rinasi” bëhet aeroporti më i madh në rajon

Aeroporti i Rinasit është kthyer në aeroportin më të madh në rajon, duke lënë pas dhe Serbinë e Bullgarinë.

Pas numrave rekord të pasagjerëve gjatë 2023-shit, “Tirana International Airport” njofton se, edhe janari i 2024-s ka pasur të njëjtën vazhdimësi.

Vetëm gjatë muajit janar nëpërmjet këtij aeroporti kanë udhëtuar mbi 652 mijë pasagjerë.

Vitin e kaluar TIA kaloi mbi 7 mln pasagjerë. Kjo shifër është 40% me e lartë krahasuar me një vit më parë dhe 117% krahasuar me vitin 2019.

Gjatë vitit të shkuar, Shqipëria ishte një ndër destinacionet më të përfolura duke rritur ndjeshëm numrin e të huajve që vizituan vendin tonë. Shifra prej 10 mln turistësh, që qeveria parashikonte të arrihej në 2030-n, u arrit gjatë 2023-shit.

Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, përbënin një pjesë të konsiderueshme të pasagjerëve.

LEXO EDHE: “Anullim Udhëtimi” vetëm nga SIGAL UNIQA/ Tani mund të planifikoni më herët pushimet tuaja pa u trembur nga të papriturat

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat