20.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKufizimet e lëvizjes brenda vendit/ Shtyhet afati deri në 23 nëntor

Kufizimet e lëvizjes brenda vendit/ Shtyhet afati deri në 23 nëntor

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se është bërë një ndryshim në urdhrin “për kufizimin e lëvizjes brenda vendit”.

Bazuar në ligjin ,  “Për parandalimin   dhe   luftimin   e   infeksioneve   dhe sëmundjeve  infektive”,  sipas  udhëzimeve  të Institutit të Shëndetit Publik, në zbatim të vendimit të  Komitetit  të  Përkohshëm  për  Infeksionin  e Përhapur  nga  Coronavirus  i  ri , është ndryshuar togfjalëshi “deri në datë 9.11.2021” dhe zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datë 23.11.2021”.

Masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:

– Prej datës 1 Shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00.

– Prej datës 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat