11.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKu do të udhëtoni këtë fundjavë? Ja çfarë nuk duhet të harroni!

Ku do të udhëtoni këtë fundjavë? Ja çfarë nuk duhet të harroni!

Ardhja e pranverës dhe lehtësirat e masave anti-Covid kanë sjellë edhe shtimin e qytetarëve që zgjedhin të udhëtojnë jashtë Shqipërisë.

Përpos fluturimeve nga aeroporti i Rinasit, që kanë pësuar rritje javët e fundit, të shumtë janë edhe ato familje që zgjedhin të kalojnë fundjavën në shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia me automjetet e tyre.

Por përveç prentonimit të hotelit, çantat dhe karburantin, një tjetër gjë e rëndësishme që është e detyrueshme ta keni me vete gjatë udhëtimit jashtë Shqipërisë është edhe polica e Sigurimit “Karton Jeshil”, siguracioni i detyrueshëm për të gjitha mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shoferët shqiptarë njihen si përdorues të këqinj rruge duke sjellë dëme të ndryshme dhe të konsiderueshme, ndaj të pasurit e “Kartonit Jeshil” kur udhëtoni jashtë vendit për punë apo arsye familjare është e domosdosshme dhe e detyrueshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Nëse nuk e keni këtë police ju nuk mund të dilni jashtë territorit të Shqipërisë, përjashtuar këtu vetëm Kosovën.

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

LEXO EDHESIGAL UNIQA “rrëmben” sërish besimin e qytetarëve, AMF publikon raportin e fundit

Çfarë mbulon ky siguracion?

“Kartoni Jeshil” mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve anëtare të Këshillit të Byrove, ku ka ndodhur rasti në sigurim.

Çfarë duhet të dini?

Nëse jeni shkaktar i një aksidenti, ju nuk keni të drejtë dëmshpërblimi, por dëmet që ju keni shkaktuar palëve të treta mbulohen nga kompania e sigurimit. Ndërsa nëse jeni përfitues (jo shkaktar i aksidentit) për të fituar dëmshpërblimin duhet të kontaktoni me Byronë e Sigurimit të vendit ku ka ndodhur aksidenti numri i së cilës gjendet në pjesën e pasme të Kartonit Jeshil.

Shoqëria që ka siguruar mjetin shkaktar të aksidentit do t’ju dëmshpërblejë për dëmet materiale ose shëndetësore që mund të keni pësuar.

Procedura e dëmshpërblimit ndiqet nga kompania e sigurimit ku keni blerë “Kartonin Jeshil” ndërsa dëmi do të trajtohet duke mbrojtur interesat tuaja.

Por MOS HARRONI! Mos pranoni fajësinë nëse nuk jeni ju realisht fajtori!

DËMET E PAGUARA

“Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro, ndërsa dëmi më i madh, paguar së fundmi, ka qenë plot 1.6 milion euro. Ndërsa rezerva e demit për këtë kategori është 11.574.481 euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.

Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen Kartoni Jeshil:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali I Zi, Azerbajxhan.

Porosit tani online në:
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat