9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKthjellime dhe vranësira, nata sjell reshje shiu dhe bore në gjithë territorin

Kthjellime dhe vranësira, nata sjell reshje shiu dhe bore në gjithë territorin

Sot vendi jonë paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme do të jenë në zonat malore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja sjell zhvillim të vranësirave në duke gjeneruar reshje shiu dhe dëbore në zona të thella malore ndërsa në ndikimin e motit të vranët mbeten vetëm zonat juglindore.

Orët e vona të natës sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje të dendura shiu e dëbore në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojne rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 6 ballë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat