13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAustri, "lockdown"-i vijon deri më 11 dhjetor

Austri, “lockdown”-i vijon deri më 11 dhjetor

Izolimi i plotë në Austri zyrtarisht do të jetë deri më 11 dhjetor, ashtu edhe siç ishte planifikuar, për shkak të rasteve të reja në rritje të koronavirusit të ri (COVID-19).

Parlamenti austriak miratoi vazhdimin e izolimit të katërt në nivel shtetëror për shkak të pandemisë, izolim i cili filloi më 22 nëntor, bëri të ditur agjencia austriake e lajmeve APA.

Sipas këtij vendimi, shitoret e gjërave elementare të cilat deri më tani kanë punuar deri në ora 21:00, deri më 11 dhjetor do të punojnë deri në ora 19:00.

Qeveria miratoi masa të reja për shkak se u regjistrua rritje edhe në numrin e viktimave nga COVID-19.

 

Spitalet në rajonet e prekura kanë paralajmëruar se njësitë e kujdesit intensiv janë mbushur pothuajse në kapacitetet e tyre.

 

Njerëzit mund të dalin nga shtëpitë vetëm për shkaqe të caktuara, duke përfshirë blerjen e gjërave ushqimore, shkuarjen në mjek apo për stërvitje.

Qendrat ditore dhe shkollat kanë mbetur të hapura për ata që kanë nevojë, por prindërve u është kërkuar që fëmijët t’i mbajnë në shtëpi nëse është e mundur.

Çfarë do të ndodh pas 11 dhjetorit, varet nga situata në atë moment. Megjithatë, zyrtarët thanë se masat kufizuese do të mbeten në fuqi për personat e pavaksinuar.

Austria ka nivel relativisht të ulët të vaksinimit në krahasim me vendet tjera të Evropës Perëndimore, me pothuajse 67 për qind të banorëve që janë vaksinuar plotësisht.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat