12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKriza energjitike/ Balluku: Do të kemi më shumë se një Dimër të...

Kriza energjitike/ Balluku: Do të kemi më shumë se një Dimër të vështirë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka folur sot për krizën politike duke thënë se ky dimër do të jetë shumë i vështirë. E ftuar në e emisionin “Opinion”, Balluku tha se është një krizë globale dhe parashikohet që të zgjasë deri në mes të vitit të ardhshëm.

“Ndoshta do kemi më shumë se një Dimër të vështirë, pasi të gjithë ekspertët thonë se është një krizë globale dhe parashikohet se është një krizë që do zgjasë pas Qershorit të vitit 2022. Duke pasur parasysh për faktorët që e ka sjell këtë krizë, duhet të kuptojmë se ka një mungesë energjie në treg. Ka më shumë kërkesë të tregut, fillimisht është kërkesa më e madhe krahasuar me 2019 në nivel global. Kjo vjen pasi tregu kërkon që të kthehet në nivele dhe më të larta se sa në vitin 2019”, u shpreh ajo.

Më tej ministrja sqaroi se indiciet e para për krizën kanë ardhur që në muajin Gusht dhe ka nisur përgatitja.

“Duhet thënë që nuk ka pasur asnjë pritshmëri që do të kishte këtë rritje të prodhimit, nuk ka qenë asnjë shtet i përgatitur. Në muajin Gusht kanë filluar që të vendosen në një linjë disa faktorë. E gjithë politika kundër karbonit ka filluar që të japë impaktin e parë. Më pas dhe disa faktorë të tjerë, siç është dhe faktorët klimatik. Shpejtësia e erës është ulur me 50%. Kemi një vit i cili ka disa faktorë që janë bërë bashkë”, shtoi ministrja.

Por Balluku premtoi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe po merren të gjitha masat për të blerë energji.

“Ky dimër nuk do jetë i errët. Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në kohën e mungesës së energjisë elektrike. Synimi ynë është që ofrojmë 24 orë energji elektrike, ne po marrim të gjitha masat që të kemi të gjithë energjinë e nevojshme elektrike”, tha Balluku.

/Tv Klan

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat