15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto LajmeVizitori i papritur/ Turisti holandez mahnitet nga Muzeu i SIGAL UNIQA Group...

Vizitori i papritur/ Turisti holandez mahnitet nga Muzeu i SIGAL UNIQA Group Austria

Ambjentet e Muzeut të SIGAL UNIQA Group Austria në “SIGAL Business Center” u vizituan ditën e sotme nga një turist holandez.

Gilberti, nga Utrecht, me profesion inxhinier civil, mbeti i mahnitur nga Muzeu dhe historiku i SIGAL UNIQA Group Austria.

Teksa dëgjoi ecurinë e kompanisë këto 22 vite, investimet e shumta të kryera, sponsorizimet në sport dhe ndihmat e vazhdueshme të SIGAL UNIQA ndaj shtresave në nevojë, turisti holandez vlerësoi politikat e kompanisë.

“Jam i habitur! Nuk e prisja diçka kaq të vogël por kaq të bukur dhe me kaq histori. Kalova rastësisht këtu dhe më tërhoqi vëmendjen UNIQA, një kompani sigurimesh shumë e njohur në Europë.
Për shkak të profesionit kam vizituar shumë shtete, në disa kontinente, por janë të pakta kompanitë që brenda strukturës së tyre kanë edhe një muze ku tregohet historiku i tyre. Nuk e prisja diçka në Shqipëri dhe kjo më la vërtetë pa fjalë”, u shpreh Gilbert.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri, ka të vetmin muze sigurimesh në rajon, ku tregohet historia e tregut privat të sigurimeve në vendin tonë dhe zhvillimin e tij përgjatë viteve.

Muzeu mund të vizitohet pa pagesë, nga e hëna deri të premten, nga grupe prej 5-10 personash.

Për të rezervuar vizitën, na shkruani në: [email protected]

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat