13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKompanitë e sigurimeve 6.7 miliardë lekë dëme gjatë 2021, asnjë kompani nuk...

Kompanitë e sigurimeve 6.7 miliardë lekë dëme gjatë 2021, asnjë kompani nuk ka paguar sa SIGAL UNIQA

Kompanitë e sigurimeve paguan afërsisht 6.7 miliardë lekë ose 55 milionë euro dëme gjatë vitit 2021.

Shifrat janë marrë nga raporti vjetor mbi ecurinë e tregut të sigurimeve, publikuar dje nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Kthimi në normalitet bëri që struktura e dëmeve vitin e kaluar të dominohej sërish nga sigurimet e detyrueshme motorike, për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Dëmet në këto klasa u rritën me 20.3% krahasuar me vitin 2020. Pesha e tyre në strukturën e dëmeve të paguara bruto arriti në 53.5%, nga 39.2% që kishte qenë një vit më parë.

Vitin e kaluar, aksidentet rrugore në Shqipëri u rritën me 11.5% dhe kjo rritje është reflektuar edhe në shtimin e dëmeve të paguara nga siguruesit.

Rritje e dëmeve u shënua edhe në sigurimin vullnetar KASKO të mjeteve tokësore, me 20% më shumë krahasuar me vitin 2020.

Rritje e dëmeve të paguara gjatë vitit të kaluar u shënua edhe në shumicën e klasave të sigurimeve vullnetare.

Dëmet në produktin e sigurimit të sëmundjeve u rritën me 22.4% ku duket se Covid-19 dhe pasojat që la në shëndetin e njerëzve kanë ndikuar në shtimin e dëmeve nga Sigurimet e Shëndetit.

Në tregun e Sigurimit të Jetës dëmet pësuan një rritje të ndjeshme, me 31.7% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ky treg i ndjeu më së shumti efektet e rritjes së numrit të vdekjeve për shkak të pandemisë gjatë vitit të kaluar.

Por cila është kompania e sigurimeve në Shqipëri që ka paguar më shumë dëme gjatë vitit 2021?

Shifrat e publikuara nga AMF tregojnë qartë dominancën e SIGAL UNIQA Group Austria si kompania që jo vetëm ka besimin më të madh tek shqiptarët duke zënë pjesën më të madhe të tregut por edhe sa i përket dëmeve të paguara.

Ndarja e tregut – Sigurimet e Jo-Jetës

Dëmet e paguara – Sigurimet Motorike 

Lexo edheSigurimet Motorike/ SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme, rritje gjatë 2021

Dëmet e paguara – MTPL e Brendshme

Dëmet e paguara – Karton Jeshil 

Dëmet e paguara – Sigurimi i Pronës 

Lexo edheSigurimet e Pronës/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri

Dëmet e paguara Shëndet dhe Aksidente 

Dëmet e paguara – Sigurimi i Sëmundjeve 

Lexo edheShëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, kompania me më shumë dëme të paguara gjatë 2021-shit

Dëmet e paguara – sipas Shoqërive të Jetës 

Dëmet e paguara – Sigurimi Jeta e Debitorit 

Lexo edheRritet tregu i Sigurimeve të Jetës, SIGAL LIFE lidere absolute

SIGAL UNIQA Group Austria, lidere prej 23 vjetësh

Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet tona në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

SIGAL UNIQA, pjesë e gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Insurance Group, prej 23 vitesh, me punën saj, kërkon të frymëzojë, të sjellë vlera dhe risi për klientët e saj dhe jo vetëm produkte.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë sonë përballë klientëve.

DËMET TOTAL – SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA 2021 

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 60 62 829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat