16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPavarësisht pasigurive ekonomike, tregu i sigurimeve në Turqi mund të pësojë rritje...

Pavarësisht pasigurive ekonomike, tregu i sigurimeve në Turqi mund të pësojë rritje gjatë 2022-shit

Sektori i sigurimeve në Turqi pret një rritje reale gjatë vitit 2022 pavarësisht pasigurisë ekonomike, zhvlerësimit të lirës turke dhe inflacionit.

Kështu shprehet Erol Esenturk, CEO i “MonoPoli Sigorta”, kompani ndërmjetëse në sigurime.

Duke ndarë pikëpamjet e tij mbi zhvillimet në vitin 2021 në industrinë e sigurimeve dhe pritshmëritë dhe objektivat për vitin 2022, Esenturk tha për Railly News, se:

“Teksa pati pak aktivitet në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, në vitin 2021 me kthimin në normalitet të biznesit aktivitetet u shtuan. Për shembull, pandemia i kujtoi të gjithëve rëndësinë e sigurimit shëndetësor”.

Për më tepër, stanjacioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia bëri që klientët të rishikonin vendin e punës, sigurimin e jetës dhe të papunësisë.

“Ne kemi parë një rritje të kërkesës për sigurimin e jetës dhe papunësisë, si dhe për sigurimet shëndetësore. Megjithatë, pasiguria e përjetuar në muajt e fundit ka vënë një presion të madh në industrinë e sigurimeve si dhe në të gjithë sektorët.”

Duke komentuar ecurinë e MonoPoli, ai tha: “Mund të themi se kemi pasur një vit të mirë në 2021.

Shëndetësia është një nga degët më të rëndësishme në portofolin tonë, ne kemi arritur 50% në portofolet e shëndetësisë/. Përveç kësaj vazhdojmë rritjen edhe në Sigurimet e Zjarrit, Transportit, Sigurimet Inxhinierike dhe Motorike”.

Pritshmëritë e vitit 2022

Parashikohet që zhvlerësimi i lirës turke të vazhdojë edhe këtë vit. Monedha turke humbi 44% të vlerës së saj kundrejt dollarit gjatë vitit 2021, ndërsa norma vjetore e inflacionit u rrit në 36.1% në dhjetor 2021.

“Në varësi të rritjes së inflacionit, ne parashikojmë rritje në të gjitha kostot e produkteve, rritjet e pjesëve të këmbimit dhe kostove të punës, inflacion mjekësor të cilat do të reflektohen edhe në primet e sigurimit. Në këtë kontekst, pritet që të ketë rritje serioze të primeve në të gjitha degët e sektorit të sigurimeve”.

Të dhënat nga Shoqata e Sigurimeve të Turqisë (TSB) tregojnë se tregu i sigurimeve u rrit me 27.5% (7.8 miliardë dollarë) në 2021 krahasuar me vitin 2020. /Sigurime.Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat