15.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKompania e njohur ajrore ndërpret fluturimet edhe me Shqipërinë

Kompania e njohur ajrore ndërpret fluturimet edhe me Shqipërinë

“Blue Panorama” ka ulur në tokë avionët për mungesë likuiditeti. Kompania, e cila tashmë kishte ndaluar fluturimet gjatë bllokimit të pranverës 2020, pezulloi operacionet e saj në mbrëmjen e 26 tetorit.

Kompania ka 620 punonjës dhe 12 avionë.Kryesisht fluturon ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, në verë për ishujt grekë, ka aktivitete në Poloni për fluturime turistike dhe në Çeki.

Ai koordinon një mori kompanish që gjeneruan një qarkullim prej 2.9 miliardë eurosh në 2019, duke punësuar më shumë se 2000 punonjës.

Lajmi bëhet i ditur nga Enti Kombëtar i Aviacionit Civil në Itali që njofton se ka nisur procedurat për revokimin e licencës për kompaninë.  Sipas Entit, vendimi vjen si pasojë e krizës me të cilën po përballet sektori i fluturimeve ajrore nga pandemia Covid-19.

Autoriteti fton pasagjerët që kanë në zotërim bileta të kësaj kompanie që ta kontaktojnë atë për çdo informacion dhe konfirmo se në ditët në vijim do të ndjekë zhvillimet, në interes të publikut dhe të pasagjerëve. /SCAN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat