14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKursimet e shqiptarëve/ 9.6 miliardë euro "flenë" në banka, ja ku duhet...

Kursimet e shqiptarëve/ 9.6 miliardë euro “flenë” në banka, ja ku duhet të investoni

Kursimet e individëve, bizneseve dhe institucioneve shënuan një tjetër rritje në muajin shtator, duke arritur një tjetër rekord maksimal në vlerë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, totali i stokut të depozitave në vend në fund të muajit shtator ishte 1.18 trilionë lekë, (9.6 miliardë euro), me rritje prej 0.18% (+9.5 miliardë lekë) në krahasim me muajin e mëparshëm.

Ritmet e rritjes gjithsesi janë ngadalësuar në raport me muajt e mëparshëm, kur kursimet u shtuan ndjeshëm nga efektet sezonale të prurjeve të emigrantëve. Tradicioniasht në gusht dhe në dhjetor, depozitat rriten ndjeshëm.

Edhe në shtator, valuta dha efektin kryesor në shtimin e kursimeve, duke ndikuar në 61% të rritjes. Ndryshe nga viti 2020, kur në pandemi u rritën më shpejt kursimet në lekë, këtë vit shtimi i depozitave po udhëhiqet nga valuta, kryesisht euro.

Në fund të shtatorit, depozitat në valutë zinin 55.2% të totalit, nga 54% në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Me bazë vjetore (shtator 2021/shtator 2020), depozitat janë rritur me rreth 10%, duke shtuar në sistem rreth 106.5 miliardë lekë, ose gati 870 milionë euro. 70% e kësaj shume ka ardhur nga zgjerimi i kursimeve në valutë.

Gjatë vitit të fundit, krahas individëve, e lartë ka qenë rritja e depozitave të korporatave të tjera jofinanciare, si në lekë ashtu dhe në valutë.

Por a ja vlen të lesh kursimet e tua “të flenë” nëpër banka, ndërkohë që mund të investoni në një Fond Privat Pensioni?

Sot, në të gjithë botën, miliona njerëz nuk janë duke kursyer mjaftueshëm për t’i ofruar atyre një standard jetese kur të dalin në pension. Një trend i tillë, në rritje, po vihet re edhe në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në mesin e këtij viti numri i kontribuuesve në fondet private të pensioneve arriti në 32,187, në rritje me 3.76% që nga fillimi i vitit 2021 dhe me 5.54% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Personat e anëtarësuar në këto fonde kanë vijuar të rrisin kontributet e tyre, edhe sepse në një pjesë të konsiderueshme ata janë pjesë e skemave që financohen ose bashkëfinancohen nga punëdhënësit e tyre.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është SIGAL Pension me 43.5% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 29.8%, Raiffeisen Pension me 24% dhe Albsig Pension me 2.7%.

Pensionet private njohin rritje, Fondi SIGAL më i madhi me 43.5% të tregut

Por përse shqiptarët kanë zgjedhur në masë Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL?

1. Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.

2. Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.

3. Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL kanë interesa më të larta se bankat.

4. Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

5. Përfshi edhe potencialin e investimit të tyre përgjatë viteve të karrierës tuaj për t’ju kthyer juve më pas mbrapsht në formë pensioni në një masë edhe më të madhe se ajo çka ju keni kontribuar ndër vite. Për shembull: Nëse kurseni 1000 euro në vit, për 30 vite keni shtuar në llogarinë tuaj të pensionit vullnetar 30.000 euro, por interesat që përfitoni do jenë 27.000 euro. Dhe kur të dilni në pension do vazhdosh jetesën me të njëjtin nivel page.

6. Në rast fatkeqësie, pensioni nuk ndërpritet por i kalon trashëgimtarëve.

7. Banka siguron depozita deri në 25 milionë lekë të vjetra, ndërsa në Fondin SIGAL investimi juaj është 100% i sigurtë në çdo kohë.

Çfarë kërkoni më shumë? Skiconi një të ardhme më të bukur dhe plot me aventura duke investuar sot në Fondin SIGAL për veten dhe familjen tuaj. As vetë nuk mund ti ruani dhe investoni paratë tuaja më mirë se Fondi SIGAL.

Përcakto vetë se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e internetit www.fondisigal.com , zgjidhni këshilltarin tuaj ose kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi me numrin 067 40 26 007.

Planifikoni të ardhmen dhe jetoni jetën tuaj tani…

Lexo edhe: Rritet deficiti i skemës së sigurimeve/ Si funksionon skema private e pensioneve dhe avantazhet ndaj asaj shtetërore

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat