14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSizmologu: Lëkundjet e mëngjesit nuk ishin të parat, nga dje në Shqipëri...

Sizmologu: Lëkundjet e mëngjesit nuk ishin të parat, nga dje në Shqipëri kanë rënë 9 tërmete

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm në vendin tonë.

Epiqendra ka qenë në qytetin e Dibrës, me magnitudë 4.4 Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash.

Sizmiologu Edmond Dushi, në një lidhje ët drejtpërdrejtë me emisionin në RTV Ora sqaroi se tërmeti i orës 8 nuk ishte lëkundja e parë pasi që nga pasditja e djeshme në Shqipëri kanë rënë 9 tërmete të tjera.

Ai u shpreh se situata nuk është e qartë nëse ky ishte kulmi i goditjeve, pasi ka rrezik për lëkundje të tjera.

“Situata në verilindje është aktive në aspektin sizmik, kemi një aktivitet që ka filluar që dje rreth orës 17:00 dhe ka vijuar deri në mëngjesin e sotëm, me tërmetin  e orës 08:10 sipas orës lokale. Deri tani kanë rënë rreth 9 tërmete.

Intensiteti sipas llogarive magnituda ishte 4.5 e shkallës Rihet që i korrespondon një intenstiteti në vatër rreth 5 ballë. Ende nuk ka informacione për dëmtime. Shkalla 4.5 Rihetr është pragu i efekteve që mund të shkaktojë në zonën ku bie, pra ku fillojnë dëmtime të lehta dhe plasaritje.

Është paraprirë nga një paragoditje 3.3 e shkallës Rihetr dhe më pas është pasuar nga një pasgoditje për momentin 3.6 shkalla Rihetr, ndërkohë vazhdojmë të kemi aktivitet. Situata nuk është e qartë nëse kjo goditje ishte kulmi i këtij aktiviteti apo do të vazhdojë prandaj mund të kemi dhe goditje të tjera”.

Shqipëria është një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe sa herë ka tërmete mësojmë edhe një herë nevojën për të siguruar shtëpitë apo bizneset tona.

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë.

Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja që i shkaktohet ndërtesës dhe pajisjeve shtëpiake.

Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vetëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do t’u ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.

Çfarë është sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.
Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preke të gjithë pronën tuaj.

Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës duke e klasifikuar Shqipërinë si vatër aktive të tërmeteve me periudhë përsëritje çdo 2 vjet.

Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet.

Lexo edhe: “Jemi zonë sizmike”, ish zv/ministrja: Qeveria të ndërgjegjësojë qytetarët të blejnë Sigurimin nga Tërmeti

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat